Kosova
Kosovë: Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, për formimin e Qeverisë së re të vendit. Kandidatura e tij është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gjatë një konference për media, Osmani theksoi se veprimi i saj është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese.
“Kushtetuta nuk lë hapësirë për mosemërim të kandidatit të dytë kur ekziston një mandatar i propozuar. Gjuha që përdor Kushtetuta është obligative”, u shpreh Osmani, duke shtuar se ka respektuar nenin 95, pika 4 të saj.
Ajo njoftoi se më herët kishte ftuar partitë opozitare për të ofruar një kandidat tjetër, por ato kanë refuzuar të propozojnë emër për mandatar.
Sipas Presidentes, ky vendim synon të ruajë stabilitetin institucional dhe të shmangë zgjedhjet e parakohshme.
“Vet funksionalizimi i shtetit vihet në rrezik nëse mbetemi për muaj të tërë pa institucione. Me këtë mandat, unë po përmbush detyrimin kushtetues për t’i dhënë vendit mundësinë të krijojë qeveri”, shtoi ajo.
Osmani shprehu optimizëm se partitë politike mund të arrijnë marrëveshje për formimin e institucioneve, duke bërë thirrje që interesi i shtetit të vihet mbi çdo interes partiak.
“Ka ende hapësirë për dakordim. Është më e rëndësishme të arrijmë vendime të mira për qytetarët sesa të përcaktojmë datën e zgjedhjeve,” tha ajo.
Në fund, Presidentja theksoi se nëse edhe përpjekja e dytë për formimin e Qeverisë dështon, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Ajo apeloi që në këtë periudhë të ndjeshme politike, partitë dhe deputetët të kontribuojnë për stabilitetin e vendit, sidomos përballë sfidave të jashtme dhe të brendshme.
“Është jetike që Kosova të ruajë stabilitetin e saj institucional dhe të përfitojë nga mundësitë për miratimin e planeve zhvillimore dhe buxhetit,” përfundoi Osmani.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











