Lajme
Bankat greke mbeten të mbyllura
Nëpërmjet një fjalimi televiziv, Kryeministri Tsipras e deklaroi ditë pushimi për bankat e vendit. Duke fajësuar Bankën Qendrore Evropiane, ai gjithashtu informoi se do të vendosen kufizime për kontrollin e kapitalit bankar në vend.
Kryeministri grek nuk qartësoi se për sa kohë do të qëndrojnë bankat të mbyllura, raportojnë mediat në Athinë.
Parlamenti grek votoi sot në favor të kërkesës së qeverisë së Kryeministrit Alexis Tsipras për organizimin e një referendumi në lidhje me kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët për shpëtimin e situatës financiare.
Grekët do të shkojnë në referendum më datë 5 korrik. Kryeministri Tsipras tha se populli “duhet të vendosë i çliruar nga shantazhi”.
Shefi i Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem, tha se dalja nga bisedimet është një vendim i hidhur për Greqinë. Një deklaratë e anëtarëve të Eurogroup-it, pa Greqinë, informoi se autoritetet e Eurozonës janë të gatshëm të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur për të ruajtur stabilitetin financiar në Eurozonë.
Banka Qendrore Evropiane do të takohet për të shqyrtuar situatën e bankave greke, për të cilat mendohet se nuk do të kenë fonde për të çelur dyert ditën e hënë.
Në gjithë Greqinë janë krijuar radhë të gjata në bankomate, nga frika se bankat nuk do të funksionojnë dhe se qeveria greke mund të imponojë kufizime për tërheqje parash me synimin për të ruajtur depozitat brenda vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












