Lajme
A do të marrë vërtet Cyrihu biletë udhëtimi “1 frang në ditë” dhe si do të funksionojë ajo?
Votuesit në Cyrih kanë miratuar një plan për të ulur koston e një karte udhëtimi vjetore në transportin publik lokal (ZVV) në 365 franga (1 franga në ditë) nga çmimi aktual prej mbi 800 frangash. A do të ndodhë vërtet dhe si do të funksionojë?
Sa do të kushtojë kjo biletë?
Një biletë vjetore sezonale për zonën 110 (e cila mbulon qendrën e qytetit, stacionin qendror të trenit dhe lagjet urbane) do të kushtojë vetëm 365 franga në klasin e dytë për të rriturit – ekuivalenti i 1 franga në ditë.
Çmimi aktual është 809 franga, që do të thotë një ulje e konsiderueshme prej 444 frangash.
Bileta do të bjerë ndjeshëm edhe për fëmijët dhe të rinjtë: në vend të 586 frangave që është aktualisht, ata do të paguajnë vetëm 185 franga në vit.
A do të jenë në gjendje të përfitojnë të gjithë në Cyrih nga këto bileta të lira?
Sipas planit, të gjithë banorët e Cyrihut do të kenë të drejtë të marrin dhe përdorin kartën e udhëtimit me zbritje – pavarësisht nga të ardhurat e tyre.
Megjithatë, njerëzit që udhëtojnë për në qytet për punë, por jetojnë jashtë tij, do të vazhdojnë të paguajnë çmimin e rregullt.
Kur do të hyjë në fuqi abonimi i ri?
Autoritetet e Cyrihut tani kanë një vit për të planifikuar dhe paraqitur një propozim konkret zbatimi në Këshillin Bashkiak.
“ZVV do të punojë me Qytetin për të gjetur zgjidhjet më të thjeshta të mundshme”, tha kompania e transportit publik, transmeton albinfo.ch.
Dhe në varësi të detajeve – me fjalë të tjera, çfarë lloj plani do të përpunohet përfundimisht – propozimi mund t’i nënshtrohet një referendumi tjetër.
Siç e shpjegojnë autoritetet e qytetit, “në varësi të dizajnit të tij, propozimi i zbatimit do t’i nënshtrohet një referendumi të detyrueshëm ose opsional”. Kjo mund të ndodhë, me fjalë të tjera, nëse projekti përfundimtar do të ndryshojë nga plani origjinal.
Pra, mos prisni ndonjë ndryshim në të ardhmen e afërt, shkruan thelocal.
Kush do të financojë çmimet e zbritura?
Qyteti i Cyrihut – domethënë, taksapaguesit vendas – do të sigurojë financimin.
Kantoni e ka mandatuar ZVV-në të arrijë një normë mbulimi të kostos prej të paktën 60 përqind.
Paratë shtesë, nga Qyteti i Cyrihut, vlerësohen në 40 milionë franga në vit.
A është qyteti i kënaqur me këtë projekt?
Jo.
Arsyeja është se “kjo i paraqet Qytetit të Cyrihut sfida financiare dhe operative”, shpjeguan autoritetet komunale.
Së pari, rreth 140 milionë franga të ardhura nga taksat tani duhet të shpenzohen çdo vit për të subvencionuar biletat vjetore.
Ka edhe logjistikë që duhet të përpunohen.
“Sfidat operative qëndrojnë në faktin se sovraniteti i biletave nuk i përket Qytetit të Cyrihut, por edhe ZVV-së. Nëse banorët e Cyrihut do të marrin një kupon transporti publik në të ardhmen, për shembull, apo nëse blerjet e tyre të biletave ZVV do të rimbursohen më pas nga qyteti, mbetet për t’u sqaruar.”
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës











