Shqipëria
“Traveloffpath”: Shqipëria, destinacioni më trend i Mesdheut
Shqipëria është pa dyshim vendi më në modë në të gjithë Mesdheun. Kështu e përshkruan gazetari Sam Sears për platformën e njohur turistike Traveloffpath.com.
“Kur e vizitova disa vite më parë, Shqipëria sapo kishte nisur të tërhiqte vëmendjen ndërkombëtare. Sot, ajo është kthyer në një yll të vërtetë të turizmit mesdhetar,” shkruan ai.
Himara – thesari i fshehur i Rivierës Shqiptare
Nëse pyesni se ku duhet të shkoni përgjatë bregdetit shqiptar, një nga përgjigjet më të sinqerta është: Himara. Një perlë e qetë, larg zhurmës dhe turmave, e preferuar nga vendasit, por ende e pazbuluar për shumë turistë ndërkombëtarë.
E vendosur strategjikisht në Rivierën Shqiptare, Himara ofron bukuri natyrore të paprekura, ujëra të kristalta, gjire të fshehura për not, restorante në natyrë dhe mundësi për udhëtime ditore në plazhet magjepsëse të Jalës dhe Gjipesë – ndoshta edhe më të pastra se vetë Himara.
Plazhe të shumta, secili me karakterin e vet
Nuk keni pse të largoheni nga qyteti, përveç nëse dëshira për eksplorim ju nxit. Zona ofron plazhe të ndryshme – secili me një atmosferë unike. Plazhi i Potamit dhe plazhi i Livadhit janë ideale për qëndrim, ndërsa Porto Palermo, një gji i fshehur me një kala mbresëlënëse dhe plazhe më të qeta si Spilleja, janë destinacione perfekte për ata që kërkojnë paqe dhe histori.
Himara e vjetër – udhëtim në kohë
Pas një dite të ngarkuar në plazh, nuk ka asgjë më relaksuese sesa një shëtitje në qytetin e vjetër të Himarës – një vend që ngjan me një kapsulë kohe. Atmosfera, arkitektura dhe pamjet e mrekullueshme e bëjnë këtë përvojë të paharrueshme.
Artikulli i Sam Sears, botuar në faqen turistike Traveloffpath.com, vjen si një tjetër dëshmi e vlerësimit ndërkombëtar që Shqipëria po merr çdo ditë e më shumë si një destinacion turistik i klasit botëror.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











