Lajme
Rrahje brutale e protestuesve, Serbia në krizë
Serbia në tension: protestuesit përballen me rrahje brutale
Protestat që u mbajtën mbrëmjen e kaluar në qytetin e Valjevës në Serbi kanë përfunduar me një epilog thellësisht shqetësues, që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, përcjell albinfo.ch.
Pamjet që janë publikuar dhe po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale (videoja nuk rekomandohet për shikuesit e ndjeshëm), tregojnë një skenë tronditëse: rreth njëzet efektivë të policisë ndjekin me vrap dy të rinj nëpër rrugët e qytetit, për t’i zënë në fund me forcë.
Ajo që pason është një akt dhune brutale, që ngre seriozisht pikëpyetje mbi sjelljen dhe përgjegjësinë e forcave të rendit në situata proteste, raporton nova.rs.
Sipas raportimeve të mediave lokale, përfshirë nova.rs, kjo ngjarje është vetëm një prej shumë rasteve të dokumentuara së fundmi ku policia serbe ka përdorur forcë të tepruar ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta paqësore.
Videoja ka shkaktuar reagime të menjëhershme në publik dhe është bërë objekt diskutimi edhe në qarqet politike dhe mediatike.
Aktivistë për të drejtat e njeriut, përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe qytetarë të thjeshtë kanë kërkuar urgjentisht përgjegjësi dhe hetim të menjëhershëm të kësaj sjelljeje të papranueshme nga ana e policisë.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse autoritetet më të larta shtetërore përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe drejtuesit e policisë do të japin një sqarim bindës për këtë ngjarje, apo nëse, siç kanë bërë në të kaluarën, do të përpiqen ta justifikojnë me retorikë boshe.
Ndryshe, protestat kanë rifilluar në të gjithë shtetin serb në shenjë pakënaqësie me pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiq.
E-Diaspora
-
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë Artistet shqiptare interpretuan vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë në “Concerti del Tempietto”, me mbështetjen e... -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”












