Kosova
Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim real për sigurinë kombëtare të Kosovës.
Kurti, gjatë edicionit të tetë të Konferencës së Ambasadorëve – që mbledh në Prishtinë të gjithë ambasadorët e Kosovës në mbarë botën, tha se ambasadorët e Kosovës kanë rol jetik në luftimin e propagandës kundër shtetit, por edhe të promovimit të Kosovës jashtë vendit.
“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare”, tha Kurti.
Ndërkaq, Gërvalla i cilësoi si “sfiduese” raportet e Kosovës me Serbinë, shtet që sipas saj paraqet “kërcënim real për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”.
“Serbia jo vetëm që refuzon ta njohë shtetin tonë, por zhvillon fushata të hapura për ta minuar subjektivitetin tonë ndërkombëtar, pengon proceset integruese dhe financon e udhëzon struktura ilegale, kriminale në vendin tonë”, tha ajo.
Sipas Gërvallës, këto nuk janë vetëm kundërshti politike, por “sulme të drejtpërdrejta ndaj Kosovës”.
“Si shtet ligjor, ne i kundërvihemi me vendosmëri dhe bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë për të garantuar se kërcënimet e Serbisë nuk do të shndërrohen kurrë në realitet”, tha ajo.
Kosova vazhdimisht akuzon Serbinë që kryen fushata kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, e pengon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe kryen fushata të dezinformimit.
Në këtë drejtim, Kurti tha se Serbia “në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse”, shpenzon miliona euro për lobim dhe shpërndarjen “sistematike të mesazheve të rreme kundër Kosovës” nëpër botë.
Serbia reagon gjithmonë ashpër kur shtetet e tjera njohin pavarësinë e Kosovës, siç ndodhi gjatë këtij viti, kur Kenia dhe Sudani njohën pavarësinë e Kosovës.
Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova ende figuron pjesë e këtij shteti.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të larta që nga viti 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic. Që atëherë, ka pasur edhe incidente të tjera në këtë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Kosova e fajëson Serbinë për sulmin në Banjskë, por Serbia mohon se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Prishtina kërkon që Beogradi t’ia dorëzojë Radoiçiqin dhe pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur, të cilët besohet se gjenden në Serbi. Edhe faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë./REL
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










