Kosova
Presidentja e Kosovës kërkon përfundimin e katastrofës humanitare në Gaza

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar duke shprehur shqetësimin e saj për katastrofën humanitare në Gaza dhe ndikimin shkatërrues që po ka konflikti mbi civilët, veçanërisht fëmijët.
Përmes një postimi në platformën “X”, ajo ka deklaruar se fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra, por ata janë ata që vuajnë më shumë dhe mbajnë pasojat më të mëdha të çdo konflikti.
“Katastrofa humanitare në Gaza dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm, veçanërisht fëmijëve, është zemërthyes dhe duhet të marrë fund. Çdo fëmijë, çdo familje, pavarësisht kombësisë apo fesë, është e çmuar dhe duhet të mbrohet.”, ka shkruar ajo teksa theksoi se çdo jetë njerëzore është e çmuar, pavarësisht kombësisë apo fesë, dhe se mbrojtja e fëmijëve dhe familjeve duhet të jetë prioritet për të gjithë aktorët ndërkombëtarë, transmeton albinfo.ch.
Osmani shprehu mbështetjen e plotë të Kosovës për përpjekjet për armëpushim.
“Ndërkohë, sigurimi i aksesit në ushqim, ujë dhe ilaçe për më të prekshmit duhet të mbetet një përparësi kryesore për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta midis të pafajshmëve. Kosova vazhdon të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë arritjen e një të ardhmeje të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore, ku si izraelitët ashtu edhe palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe respekt të ndërsjellë, me një angazhim të përbashkët për mbrojtjen e jetës njerëzore. Derisa të realizohet kjo e ardhme, duhet të bëhet çdo përpjekje për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve të pafajshme dhe për të lehtësuar vuajtjet e të gjithë njerëzve”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
E-Diaspora
-
Sulm me armë në Nju-Jork: Pesë të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi Raportohet se katër persona, ndër ta një polic, kanë humbur jetën pasi një sulmues i armatosur...
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki
-
Në kryeqytetin e Kosovës jehoi zëri i dy operistëve shqiptarë me famë botërore
-
Rritet puna në bizneset kosovare falë diasporës
-
Kapet me 113 km/h në zonë 60, mërgimtari nga Zvicra gjobitet, rasti i përcillet autoriteteve zvicerane
Jeta në Austri
-
Futbolli austriak nis sezonin me shpresë për më pak dhunë, por huliganët mbeten problem Sezoni i ri i futbollit në Austri ka filluar, por shenjat e para nuk janë premtuese...
-
Austri: Interneti, një nxitës kyç i radikalizimit
-
Tregu i birrës në Austri përshtatet me sistemin e ri të depozitave
-
Përleshje dhe arrestime në Vjenë gjatë protestës së ekstremistëve të djathtë
-
400 pasagjerë të bllokuar në një tren në tunel pranë Vjenës