Shqipëria
Gjigandi gjerman i supermarketeve, LiDL pritet të hapet në Shqipëri
Miratohet statusi Investitor Strategjik, LiDL vjen në Shqipëri
Bëhet e ditur se gjigandi gjerman i supermarketeve, LiDL, ka fituar zyrtarisht statusin e investitorit strategjik në Shqipëri dhe do të kryejë një investim prej 105 milionë eurosh, ku do të përfshihet edhe ndërtimi i një qendre logjistike, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se kjo e fundit, do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë.
Projekti madhor pritet do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë në Porto Romano.
Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investitor Strategjik” për projektin “LiDL – Shqipëria Qendër Logjistike” dhe i ka vendosur kompanisë gjermane në dispozicion tokën e kërkuar me qira afatgjatë.
Nga sa bëhet me dije, qendra logjistike do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë.
Ndërkohë, produktet e magazinuara do të synojnë të furnizojnë si tregun shqiptar, duke lehtësuar grumbullimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e produkteve vendase, ashtu si dhe promovimin dhe eksportin e jashtëm të këtyre produkteve.
LiDL nga ana e tij synon të operojë në tregun shqiptar duke krijuar operacione të shitjes me pakicë përmes një rrjeti të gjerë supermarketesh.
Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikon të punësojë rreth 2 mijë e 500 persona.
Statusi “Investim Strategjik me Procedurë të Veçantë” do të jetë i vlefshëm për një periudhë 3-vjeçare, gjatë së cilës pritet të përmbyllen edhe procedurat e shpronësimit nga Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Shënohet kështu një hap i rëndësishëm edhe për Shqipërinë, duke u investuar në infrastrukturën tregtare dhe atë logjistike të vendit, përmes një prej emrave më të mëdhenj dhe një prej markave më të njohura në gjithë Evropën.
Përmes kësaj lëvizjeje, do të synohet edhe konkurrueshmëria në treg, duket parë raportin e jashtëzakonshëm cilësi-çmim që kjo markë ka.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












