Shqipëria
Paralajmërim për qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në vendet e Gjirit Persik të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Ministria këshillon qytetarët që: Të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase,
Të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë, Të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të informohen rregullisht mbi situatën e sigurisë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore”, thuhet në njoftim.
Ky apel vjen në kuadër të masave parandaluese për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e shtetasve shqiptarë që jetojnë ose qëndrojnë përkohësisht në rajonin e Gjirit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











