Lajme
OBSH me marrëveshje historike për pandemitë

Pas më shumë se tre vitesh diskutimesh të zgjatura dhe negociatash të tensionuara, në Gjenevë u shënua një moment historik: Organizatës Botërore të Shëndetësisë iu miratua një marrëveshje e re për përgatitjen ndaj pandemive. Ajo vjen si reagim ndaj krizës shkatërruese të Covid-19, që midis viteve 2020 dhe 2022 mori miliona jetë në mbarë botën.
Në një sallë të mbushur plot me delegatë ndërkombëtarë, miratimi i marrëveshjes u shoqërua me duartrokitje – një shenjë e rrallë uniteti në një botë të ndarë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e quajti marrëveshjen “një fitore për shëndetin publik, shkencën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”. Por, në sfondin e kësaj arritjeje, qëndron një mungesë e ndjeshme: ajo e Shteteve të Bashkuara.
Për shkak të një vendimi politik të Presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr SHBA-të nga organizata, vendi më i madh kontribues financiar nuk është më palë në këtë marrëveshje. Kjo ka ngritur pikëpyetje serioze mbi fuqinë e zbatimit të saj.
Çfarë sjell marrëveshja?
Në thelb, ajo synon të garantojë që vaksinat, terapitë dhe testet të jenë të qasshme për të gjithë gjatë një pandemie. Prodhuesit që aderojnë në marrëveshje do të detyrohen të dhurojnë 20% të produkteve të tyre drejt OBSH-së për shpërndarje në vendet më të varfra, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, edhe pse asnjë shtet nuk votoi kundër, 11 vende abstenuan ndër to Polonia, Izraeli, Rusia, Italia, Sllovakia dhe Irani. Skepticizmi nuk mungoi, veçanërisht nga liderë të cilët janë shprehur me dyshime ndaj vaksinimit në të kaluarën.
Një rrugëtim që sapo ka nisur
Përkundër entuziazmit, marrëveshja nuk do të hyjë në fuqi menjëherë. Një aneks i rëndësishëm mbi ndarjen e informacionit për patogjenët mbetet për t’u negociuar, dhe këto bisedime do të fillojnë në korrik. Sipas burimeve diplomatike, mund të duhen edhe dy vite për përfundimin e plotë.
Ekspertët janë të ndarë. Disa e shohin si një hap të guximshëm drejt barazisë globale në shëndetësi. Të tjerë, si Gian Luca Burci, paralajmërojnë se pa zbatim të detajuar, marrëveshja mund të mbetet vetëm një dokument pa ndikim real: “Është një fillim. Por shumëçka varet nga ajo që do të vijë më pas.”
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani e nis sot vizitën shtetërore në Zvicër Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do të nis sot vizitën shtetërore në Zvicër, me...
-
Shqiptari kërkoi azil në Britani si ‘gay’, gjykata refuzon kërkesën, ai është i martuar me një grua
-
Një shqiptare në konkursin TCP Europe 2025 për çmimin “People’s Choice”
-
Kompania globale gjermane “Schwarz-Gruppe” në prag të investimit në Kosovë
-
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë
Jeta në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për kontrollet mjekësore falas në Vjenë Austria ofron një program të kujdesit shëndetësor parandalues për banorët e saj, që përfshin kontrolle mjekësore...
-
Komisioni Evropian propozon thjeshtimin e procedurave për deportimin e azilkërkuesve në vendet e treta
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026?
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri