Integrimi
Azilkërkuesja Arjeta mëson gjermanisht
Edhe fëmijët që kanë aplikuar për të fituar të drejtën e azilit në Gjermani duhet të shkojnë në shkollë. Derisa pritet të merret një vendim për ta, shqiptarët Arjeta e Adori dhe të tjerët detyrohen të vijojnë kursin e gjuhës gjermane, e pastaj edhe shkollën.
“Raa-dirr-guu-mie“ kështu germëzon Arjeta. Çfarë fjale e gjatë dhe e vështirë! Por Arjeta e bën atë shumë mirë. Buzëqeshjen e mësueses Ute Herzberg e kupton ajo edhe pa e thënë asnjë fjalë. Arjeta nga Kosova është dhjetëvjeçare dhe është më e reja në klasën e mësueses Ute Herzberg në shkollën e mesme në Rödertal të Grossröhrsdorit në Gjermani. Adori, i cili është i ulur prapa saj, është 17-vjeçar.
Gjuha amtare për Arjeten dhe Adorin është shqipja. Arejta, Adori dhe shumica e të tjerëve që janë në klasë banojnë në një palestër të vjetër afër shkollës, e cila tashmë është shndërruar në një strehimore azilkërkuesish, shkruan gazeta “sz-online.de”, transmeton albinfo.ch.
Para tri javësh familjet e refugjatëve nga Shqipëria dhe Kosova janë sjellë këtu. Sa kohë ata do të rrinë dhe sa mund të vijojnë mësimin nuk e di as Arjeta. As mësuesja nuk e ka idenë. Për aq kohë sa do të qëndrojnë, këta fëmijë do të vijojnë kursin dhe të shkojnë në shkollë.
Arsimi, i detyrueshëm për fëmijët e huaj
Në pesë shkolla fillore, pesë të mesme dhe në tri qendrat e arsimit profesional në Bautzen, Kamenz, Hoyerswerda, Bischofswerda, Bernsdorf dhe Großröhrsdorf të Gjermanisë ka shkolla të tilla speciale për fëmijë që vijnë nga shtetet e huaja.
Rreth 170 fëmijë janë në strehimoret e azilit në këto vende, të cilët janë të detyruar për të vijuar shkollën. Numri i saktë i tyre ndryshon çdo ditë. Nganjëherë ndodh që vend i cili ka qenë i zënë më nxënës sot, nesër mbetet i lirë. Kjo pasi që ai nxënës ka mundur të jetë dëbuar gjatë natës për në vendlindjen e tij. Ndoshta kjo do t’ iu ndodhë së shpejti edhe të ardhurve nga Shqipëria dhe Kosova. Edhe ata shumë shpejt mund të kthehen në vendin e tyre. Arjeta dhe të tjerët në klasë nuk dinë asgjë për këtë.
E derisa pritet të merret një vendim për ta, secili më padurim ka dëshirë për ta lexuar detyrën e tij. Nëse njëri prej tyre e thotë mirë detyrën, të tjerët e duartrokasin. Ata kuptohen, nëse është e nevojshme edhe me duar dhe këmbë.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












