Kosova
37.5% e anëtarëve të Qeverisë së Kosovës kanë probleme me ligjin, sipas raportit nga IKD
Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Florian Smajli, në një konferencë për media të enjten, ku u publikua raporti me titull: “Qeverisja me duar të pastra dhe hetimi i korrupsionit qeveritar”, ka thënë se nga monitorimi i tyre, del se Qeveria përbëhet nga gjashtë persona (pesë ministra dhe kryeministri Albin Kurti), të cilët kanë pasur ose kanë probleme me ligjin.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka një sërë ministrash të cilët kanë probleme me ligjin. Këtu madje bëjnë pjesë edhe të akuzuar e të dënuar për vepra penale nga kapitulli i korrupsionit, e që ushtrojnë pozicionin e ministrit Aktualisht, sipas të dhënave të monitorimit të IKD, Qeveria përbëhet nga gjashtë persona (pesë ministra dhe kryeministri) të cilët kanë pasur ose kanë probleme me ligjin. Shprehur në përqindje, i bie se 37.5% e Qeverisë përbëhet nga persona të cilët kanë probleme me ligjin”, ka thënë Smajli.
Ai u shpreh se katër ministra të Qeverisë kanë raste aktive në Gjykatë, përfshirë këtu edhe raste që kanë të bëjnë me vepra penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare.
Smajli theksoi se ministrat me aktakuza aktive janë: Xhelal Sveçla, Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla. Por, shtoi se githnjë duhet respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.
“Tek Qeveria ka persona me dënime të fomës së prerë, ku bënë pjesë edhe kreu i Qeverisë së bashku me Ministren e Drejtësisë. Të cilët ishin dënuar në vitin 2018 për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar. Për shkak të këtyre dënimeve, të njëjtit nuk ishin ceritfikuar nga KQZ për të kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Ndërsa, në vitin 2022, Ministrja Rozeta Hajdari është dënuar për “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare” vepër penale kjo nga nga kapitulli i korrupsionit zyrtar dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare”, ka deklaruar Smajli, transmeton albinfo.ch.
Hulumtuesi ka potencuar se me premtimin për luftimin e korrupsionit, Qeveria aktuale fitoi shumicën absolute të votave, një shumicë kjo e paarritur asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës.
“Programi zgjedhor i partisë në pushtet theksonte se “Qeveria jonë do të dëshmojë përkushtim në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit…”. Përmes këtij programi, premtohej përkrahje dhe fuqizim për sistemin e drejtësisë. Pas formimit të Qeverisë, Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Programin Qeverisës së Republikës së Kosovës 2021-2025. Ndër të tjera, Qeveria në këtë program theksonte se “…do të fokusohemi në luftimin e krimit e korrupsionit…”, “do ta luftojmë pa kompromis krimin e organizuar e korrupsionin”, ka thënë ai, raporton BetimipërDrejtësi.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të enjten në një konferencë për medie publikoi raportin me titull: “Qeverisja me duar të pastërta dhe hetimi i korrupsionit qeveritar”. Ky aktivitet organizohet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2024”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile (IKD, FOL, INPO) me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”.
E-Diaspora
-
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog 49-vjeçari humbi jetën pas përplasjes me një kamion në fshatin Veriq, ndërsa sot do të varroset... -
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien -
Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën? -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi emocionon publikun në Prishtinë: Të performosh në Kosovë është një privilegj i madh -
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore











