Kosova
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton për mundësinë e mbylljes së TikTok-ut
Plani i Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2025 u votua me vota unanime në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Po ashtu u diskutua mundësia për mbylljen e rrjeteve sociale, të cilat konsiderohen të rrezikshme, siç është TikTok-u.
Kryetarja e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dermaku, tha se me objektivat e Agjencisë për vitin 2025 synohet rritja e efikasitetit të punës së Agjencisë në harmoni me buxhetin e ndarë për këtë vit, ku janë përcaktuar objektivat përkitazi me obligimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike.
“Avancimi i mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave personale përmes inspektimeve dhe ngritjes s kapaciteteve dhe ekspertizës së Agjencisë dhe të institucioneve publike dhe private, rritja e numrit të inspektimeve, plotësimi i kornizës ligjore të mbrojtjes se të dhënave personale për institucionet e ligj zbatuese dhe përmbushja e obligimeve gë dalin nga Konventa 108 e Këshillit të Evropës për përpunimin automatik të të dhënave personale, ngritja e kapaciteteve profesionale të stafit të Agjencisë në fushat e inspektimit kontrollit dhe mbështetjen e institucioneve publike për rritjen e ndërgjegjësimit të zbatimit të ligjit. Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies dhe zbatimi i programit të transparencës për publikimin pro-aktiv të informatave dhe dokumenteve nga Institucionet Publike dhe shqyrtimin e ankesave, zhvillimi i Programit të transparencës së Institucioneve Publike që siguron të dhënat e hapura dhe publikimi pro aktiv të dokumenteve publike, realizimi i së drejtës për qasje në dokumente publike përmes shqyrtimit të ankesave të pranuara nga subjektet dhe Monitorimin e institucioneve publike në zbatimin e ligjit”, u shpreh Sogojeva-Dermaku.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pyeti kryetaren e AIP-së lidhur me ankesat e qytetarëve që KESCO po i dërgon faturat ende pa zarfe dhe mundësinë që të mbyllen rrjetet sociale, konkretisht TikTok-u.
Për shpërndarje të faturave pa zarfe, Sogojeva-Dermaku tha se kanë shpërndarë dy gjoba.
“Është e vërtetë që e kemi gjobitur KESCO-n dhe KRU ‘Prishtina’ lidhur me këtë shkelje dhe më nuk kemi asnjë ankesë. Pasi që nuk kemi ankesa, nuk do të thotë që ne nuk i inspektojmë këto ndërmarrje”, u shpreh ajo.
Rrezikun nga rrjeti social TikTok e përmendi edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.
“Nëse SHBA ndjehet e rrezikuar nga kjo platformë, atëherë ku e ka fuqinë Kosova dhe sa jemi të pajisur nga këto vërshime të këtyre aplikacioneve që konsiderohen të dëmshme dhe a kemi ndonjë kampanjë ndërgjegjësimi për qytetarë për përdorimin e këtyre aplikacioneve”, u shpreh Berisha.
Por, me këto tema nuk u pajtuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët lëshuan mbledhjen.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











