Shqipëri
Turistët britanikë zgjedhin Shqipërinë për të pushuar
Turistët britanikë mund të braktisin Spanjën dhe Greqinë mes tensioneve në rritje – dhe të shkojnë në Shqipëri, tha TUI, sipas një artikulli të botuar në “Birmingham Live”, përcjell albinfo.ch.
Turistët britanikë mund të braktisin Spanjën dhe Greqinë mes tensioneve në rritje – dhe të shkojnë në Shqipëri, tha TUI, sipas një artikulli të botuar në “Birmingham Live”.
Kompania TUI – e cila rivalizohet nga “Jet2”, “Ryanair”, “Easyjet” dhe të tjerë – tha se Shqipëria mund të jetë destinacioni i radhës për britanikët.
Shefi ekzekutiv i TUI, Sebastian Ebel, tha për “The Independent” se pas protestave kundër turizmit në Spanjë dhe Greqi, me të dy vendet ku shihen grafite anti-turistike të skalitura javët e fundit, Shqipëria pritet të jetë destinacioni i pushimeve verore për turistët britanikë dhe jo vetëm.
“Unë mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje”, tha ai.
“Aktualisht, mënyra më e mirë për të vizituar Shqipërinë është të rezervoni fluturimet dhe hotelet. Shqipëria ka regjistruar një rritje të popullaritetit gjatë muajve të fundit, veçanërisht bregdeti shqiptar”, shtoi Ebel.
“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Unë jam një adhurues i madh i Shqipërisë dhe mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më shumë”, tha ai.
Ebel zbuloi se 10 vjet më parë – kur ai i ishte bashkuar bordit ekzekutiv të TUI – kishte sugjeruar mundësinë për të përfshirë Shqipërinë në listën e destinacioneve për pushime.
“Fillimisht, unë nuk mund t’i bindja njerëzit të investonin atje. Por, me pas dy nga pushuesit tanë shkruajtën vlerësimet e tyre në faqen e internetit.
“Hoteli ynë ndodhej në plazhin më të bukur dhe të pastër. Kuzhinieri i shkëlqyer i hotelit na ofronte çdo natë kuzhinë tradicionale shqiptare – jo nga menyja, ai thjesht pyeste se çfarë na pëlqente. Ne do të kthehemi sërish në Shqipëri”, citoi Ebel.
“Ne synojmë një turizëm të nivelit të lartë në Shqipëri. Gjithashtu, në vend po nxiten investime për hotele me katër dhe pesë yje me emra ndërkombëtarë”, tha Bordi Turistik i Shqipërisë vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











