Shqipëri
Daily Express: Shqipëria, me brigjet më të bukura të vendit ballkanik
E fshehur pas “Perdes së hekurt” për vite me radhë, Shqipëria mirëpriti turistët në fillim të shekullit XXI, duke i shndërruar blloqet e zymta komuniste në peizazhe urbane të gjalla, të mbushura me kafene në modë, shkruan Aurora Bosotti në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.
Brigjet e vendit ballkanik – të cilat dikur qëndronin nën hijen e destinacioneve më të njohura – tani konsiderohen si disa nga më të bukurat e Evropës.
Fshati bregdetar i Ksamilit – në Rivierën Shqiptare – është krahasuar me Maldivet nga përdoruesit e TikTok-ut dhe blogerët e udhëtimit.
Plazhet me rërë të bardhë të Ksamilit, ujërat e qeta dhe kasollet e kashtës buzë plazhit sigurisht që i bëjnë jehonë joshjese parajsës së famshme tropikale – të cilat ofrohen me një çmim shumë më miqësor me buxhetin.
Sektori i turizmit në rritje në Ksamil ofron një sërë opsionesh akomodimi, duke përfshirë dhoma që fillojnë nga vetëm 19 paund nata.
Përdoruesja e TikTok, “@The Travel Mum”, ishte mahnitur me destinacionin mesdhetar, duke e krahasuar vendin evropian me Maldivet – ‘shumë më të njohura dhe më të shtrenjta’.
“Kur njerëzit shohin foto të këtij vendi, ata menjëherë mendojnë për Maldivet! Por, për fat, për ne është shumë më afër shtëpisë”, tha ajo.
“Shtojeni atë në listën e destinacioneve tuaja për 2024”, rekomandoi një turist tjetër.
Aktivitetet e njohura përgjatë bregdetit përfshijnë zhytje dhe not – por për ata që kërkojnë një qëndrim më të gjatë duke u relaksuar, ka shumë shelzongë të vendosura përreth bregdetit për të shijuar rrezet e diellit.
Kostoja mesatare e një birre në Shqipëri është vetëm 1,78 paund, ndërsa sezoni veror priret të jetë i këndshëm dhe i ngrohtë, me temperatura mesatare deri në 25°C.
Në Ksamil do të keni gjithashtu të gjithë Rivierën Shqiptare “në pragun tuaj”, një zonë e bukur, relativisht ende e paprekur nga turizmi ndërkombëtar, e cila krenohet me vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, qytetet magjepsëse dhe vendasit miqësorë.
Pikat kryesore turistike përfshijnë Lagunën e Kripës në liqenin e Butrintit, Shpellën enigmatike të Kreshmoit dhe qytetin antik bizantin të Gjirokastrës.
Një qytet historik i vendosur mes maleve, kryeqyteti, Tirana ia vlen të vizitohet për ata që duan të shijojnë pushime në qytet, me ndërthurjen e tij të gjallë – të së vjetrës dhe modernes – i jep një hyrje të shkëlqyer Shqipërisë përpara se të zbulosh pjesën tjetër të vendit
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












