Integrimi
Kosovarët, të katërtit në listën e të huajve në Kantonin e Cyrihut
Sipas statistikës më të re, ata vijnë pas gjermanëve, italianëve dhe portugezëve
Kantoni i Cyrihut me 1‘443‘000 banorë është kantoni më i madh në Zvicër sa i përket numrit të banorëve. Po ashtu edhe numri i të huajve që jetojnë këtu është më i madh se në kantonet tjera. Në fund të vitit 2014, sipas Entit të Statistikës në Kantonin e Cyrihut jetonin 370 mijë persona me shtetësi të huaj, duke përbërë 25.7 për qind të popullatës së gjithëmbarshme. Statistika e publikuar të premten tregon për një rritje prej 0.5% (ose plus 22.000) të këtij numri në krahasim me vitin paraprak.
Nga ky numër i të huajve 67 për qind vijnë nga shtetet e BE-së ose të EFTA-s, 18 për qind nga shtetet tjera të Evropës dhe 15% nga vendet tjera të botës.
Më së shumti të huaj ka nga Gjermania, 86.000 dhe nga Italia 51.000 persona. Pas tyre vijnë portugezët me 27.000. Të dhënat e publikuara nga Enti i Statistikës nuk e specifikojnë numrin e kosovarëve në këtë kanton por vetëm shënojnë se ata zënë vendin e katërt pas portugezëve. Ndërsa në një statistikë pak më të vjetër, të po këtij enti del se në fund ë vitit 2013 kosovarët me 16.700 veta ishin në vendin e katërt të komuniteteve jozvicerane.
Por nga kjo nuk mund të përfundohet me siguri se kosovarët, respektivisht shqiptarët në përgjithësi janë në numër kaq të vogël. Duhet ditur se një numër kosovarësh kanë ende shtetësi serbe dhe nga ana tjetër shqiptarët e Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Shqipërisë dhe Malit të Zi llogariten veçmas shtetasve të Kosovës. Kur kësaj t`i shtojmë edhe valën e madhe të shqiptarëve që viteve të fundit kanë marrë shtetësinë zvicerane, numri i komunitetit shqiptar në Kantonin e Cyrihut duhet të dalë dukshëm më i madh se ky që figuron këtu.
Pas kosovarëve, me radhe vijnë shtetasit e Turqisë, Serbisë, Maqedonisë, Spanjës dhe Austrisë.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














