Bota
Greqia i ka borxh çdo gjermani nga rreth 700 €
Nëse plotësohen kushtet për lehtësimin e borxheve greke nga kreditorët ndërkombëtarë, çdo qytetar gjerman do të humbë nga rreth 700 euro.
Kjo është treguar nga organizata hulumtuese “Evropa Open”, në të cilën është analizuar se sa dhe kujt i ka borxh shteti grek.
Me 56 miliardë euro, ose 27 për qind të borxhit të përgjithshëm të shteteve anëtare dhe të Bashkimit Evropian, borxhi ndaj Gjermanisë është 246 miliardë. Vendi i dyti është Franca me 42 miliardë, vendi i tretë është Italia me 37 miliardë, e ndjekur nga Spanja me 25 miliardë dhe kështu me radhë.
Kredia më e madhe për Greqinë është dhënë nga fond i përbashkët për shpëtim i Bashkimit Evropian.
Banka Qendrore Evropiane dhe bankat e tjera qendrore të eurozonës kanë dhënë 27 miliardë euro për fondin e shpëtimit dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, si anëtari i tretë i ashtuquajtuar “Trojka” që i dha 28 miliardë kredi për Greqinë.
Banka Qendrore Evropiane ka thënë tashmë se falja e borxhit grek është e paligjshme dhe se presin këstin e radhës në vlerë prej 6.7 miliardë eurosh që Greqia duhet të paguajë në gusht.
Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu nuk dëshiron të flasë për lehtësimin e kushteve për Greqinë. Në fund madje edhe shtetet që kanë falimentuar për shkak të borxhit ndaj FMN-së, të tilla si Argjentina, më vonë kanë paguar borxhin e plotë.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












