Lajme
Vjenë: Larmia e festës së mësuesit
Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe në Vjenë u takuan me shkrimtarët shqiptarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, z.Anton Marku dhe znj. Violeta Allmuça. Pse çuditërisht këta nxënës e pëlqyen veçmas këtë aktivitet? A thua edhe pse shumë prej tyre kanë lindur në Austri u gjendën të befasuar nga takimi me krijuesit, apo sepse ishin përballë njerëzve të letrave, me të cilët ndodhte për herë të parë të festonin së bashku një festë dedikuar mësuesëve, por edhe nxënësve! Me siguri ata fëmijë ia shtuan më shumë madhështinë festës.
Mësuesja e gjuhës shqipe, Miradije Berisha, zgjodhi në fakt të bënte diçka krejt ndryshe, që nëpërmjet letërsisë, të jepte një mesazh. Edhe pse jetoni në mërgim: Mësoni të flisni dhe të shkruani shqip!
Nëpërmjet këtij projekti nxënësit në diasporë komunikuan drejtpërdrejt me librin shqip, me gjuhën amtare, me vepra letrare shqipe, shkruar në gjuhën më të bukur në botë, ku spikati larmia e vargjeve, forma dhe tematika e larmishme.
Ja pse ata nxënës e ndien veten krenarë. Ja pse ata fëmijë që kanë mësuar alfabetin e gjuhës së të parëve tanë dhe prindërve të tyre, bënë që shkrimtarët e ftuar të përshtatën me atmosferën e krijuar nga ata fëmijë të çiltër. Ja pse edhe autorët u kthyen vite pas të hynin në botën e tyre, ja që e vlerësuan zërin e miqësinë e tyre, pyetjet dhe paqen fëmijërore. Ata ishin vargjet e festës, emri i tyre ishte në çdo varg, ishin lulet e jetës, frymëzimi poetik. Ishin shqiptarët e ardhshëm, shqiponjat, sfidat dhe dashuria. Ata ishin gjithçka. Ata ishin vetë poetët e rinj që mund të shkruajnë nesër, që mund të këndonin për atdheun e për lirinë. Ata duartrokitën më shumë se të rriturit poezitë e shkruara enkas për ta nga shkrimtarët e ftuar, dhe iu bënë shumë përshtypje vargjet për Kosovën e Shqipërinë. Në çdo varg ishte emri i tyre. Ne folëm për Skënderbeun, për Nënën e të gjithë botës, Shën Terezën, për Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, Tiranën e Prishtinën, Korçën, Vlorën, Drenicën e Dukagjinin, për Kadarenë, “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur“, romanin “Kështjella“ dhe autorët e letërsisë për fëmijë Odise Grillon, Shpresa Vreton, Gaqo Bushakën, Rifat Kukajn, etj. Nxënësit i mirëpritën fjalët artistike me kënaqësi. Dhe nuk ka gëzim më të madh kur je mes nxënësve të fillores, ku mëngjesi dhe dita vishen me shkronjat shqipe, ku Arbëri thotë se i ka pëlqyer shumë ai takim me shkrimtarët, ku Anila thotë se ishte një orë shembullore, Enesi thotë se ishte shumë i gëzuar, dhe Vjosa thotë se, sot, ky aktivitet ka qenë më i miri. Fëmijët u ndien shumë të kënaqur, thekson mësuesja Miradije Berisha, e cila i jep dritë mësimit të gjuhës shqipe në Vjenë. Ne gjuhën e bukur shqipe, brez pas brezi e kemi amanet!
Violeta Allmuça, shkrimtare



E-Diaspora
-
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano Krahas punës klinike, Dr. Bytyçi është i angazhuar edhe në kërkim shkencor dhe publikime ndërkombëtare, duke... -
Violinistja shqiptare Uendi Reka ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie në Itali -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova
Jeta në Austri
-
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona Të dielën, stuhi të dhunshme do të kalojnë nëpër Austri: Në Waldviertel, tashmë kishte filluar para... -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri













