Kosova
Sot 16 vjet Zvicra e njohu Kosovën zyrtarisht si shtet të pavarur
Sot u bënë 16 vjet të marrëdhënieve diplomatike mes Zvicrës dhe Kosovës, një raport ky shumë i afërt në shumë sfera të jetës përgjat këtyre viteve, shkruan albinfo.ch.
Nga viti 1960 Zvicra rekrutonte punëtorë nga rajoni. Në kaosin e konflikteve të viteve 1990, dhjetëra-mijëra njerëz u larguan dhe arritën në Zvicër si refugjatë.
“Gjatë konfliktit të viteve 1998-99, Zvicra ofroi ndihmë humanitare dhe ngriti programe për kthimin dhe riintegrimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur. Këto aktivitete që atëherë janë zëvendësuar nga programet e rindërtimit dhe zhvillimit”, shprehet ambasadori i sapoemëruar i Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher.
Kujtojmë se Zvicra e njohu Kosovën më 27 shkurt 2008, dhjetë ditë pas shpalljes së pavarësisë dhe vendosi marrëdhënie diplomatike dhe konsullore. Që atëherë, këto marrëdhënie janë thelluar më tej dhe janë shtrirë në një gamë të gjerë fushash bashkëpunimi.
“Jam i kënaqur që unë dhe ekipi im mund të kontribuojmë në thellimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieje”, thotë ambasadori Sprecher. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











