Futboll
Shqipëri – Lihtenshtajn, më 3 qershor në Austri
Mësohet se Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore në muajin qershor ndaj Lihtenshtajnit. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën e Lihtenshtajnit që ky takim të zhvillohet më datë 3 qershor 2024 në Austri. Orari dhe stadiumi do të përcaktohen ditët në vijim, përcjell albinfo.ch.
Sfidat miqësore janë në kuadër të përgatitjeve për Europianin “Gjermani 2024”. FSHF fillimisht ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore që do të luhen në muajin mars ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Enio Tardini”) dhe Suedisë (25mars, stadiumi “Friends Arena”).
Në ditët në vazhdim FSHF do të njoftoj edhe për biletat e ndeshjeve miqësore, duke nisur me dy sfidat e muajit marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.
Përveç Lihtenshtajnit, FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për muajin qershor. Sa i përket takimit me Lihtenshtajnin, kjo do të jetë hera e katërt që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli.
Në të kaluarën Shqipëria i ka fituar të treja sfidat ndaj Lihtenshtajnit me rezultatin e njëjtë 2-0. Një ndeshje ka qenë miqësore dhe dy të tjera të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror.
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Kampionatin Europiani “Gjermani 2024” më 15 qershor ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.

E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










