Kosova
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës takohet me deputetë gjermanë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, është takuar me deputetë gjermanë përgjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Sipas njoftimit nga kjo ministri, në takim është diskutuar mbi situatën e sigurisë dhe proceset politike, teksa thuhet se në takim me deputetët Niels Annen, Ulrich Lechte, Thomas Erndl, Andreas Schwarz, Armand Zorn dhe Alexander Muller, Gërvalla i ka falënderuar për përkrahjen e Gjermanisë, duke shtuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Mbështetja gjermane për Kosovën u konsiderua thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, takoi një grup të deputetëve gjermanë, të cilët i informoi rreth proceseve politike në vend, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










