Lajme
Shumica e zviceranëve duan të kufizojnë fishekzjarret për individët privatë
Më shumë se tre të katërtat e popullsisë zvicerane mbështesin nismën e paraqitur në vjeshtë për të kufizuar përdorimin e fishekzjarreve nga individët privatë. Sipas një sondazhi përfaqësues, arsyet kryesore për këtë janë mirëqenia e kafshëve dhe ndotja e ajrit, përcjell albinfo.ch.
Sipas sondazhit, nisma e fishekzjarreve gëzon mbështetje të fortë në mesin e popullatës: 76% e të gjithë të anketuarve janë në favor të nismës dhe 24% janë kundër. Shumica e pjesëmarrësve mbajtën një qëndrim të qartë.
Sondazhi nga portali i lajmeve Watson u publikua sot teksa, shumica e votuesve të Gjelbër ishin më pro: 92% ishin në favor të kufizimit të përdorimit të fishekzjarrëve nga individët privat. Një shumicë në kampin e qendrës së djathtë ishte gjithashtu në favor të një kufizimi të tillë. Iniciativa mori mbështetjen më të vogël nga votuesit radikalo-liberalë, me 62%, sipas swissinfo.
Stresi tek kafshët shtëpiake dhe kafshët e fermës
“Stresi në kafshët shtëpiake dhe kafshët e fermës” dhe “stresi në kafshët e egra” ishin arsyet kryesore të dhëna për mbështetjen e nismës. Një rol të rëndësishëm luajti edhe ndotja e ajrit.
Rreth një e katërta e të anketuarve thanë se ishin kundër nismës. Sipas tyre, fishekzjarrët janë traditë dhe pjesë e jetës. Përveç kësaj, tashmë ka shumë rregullore dhe ndalime ndërsa sipas tyre, ndalimi i fishekzjarrëve gjithashtu nuk i përket kushtetutës.
Nisma e fishekzjarrëve dëshiron të kufizojë shitjen dhe ndezjen e fishekzjarreve me zë të lartë për individët privatë. Produktet piroteknike që nisen pa bërë zhurmë duhet të mbeten të autorizuara. Shfaqjet e mëdha profesionale të fishekzjarreve publike në ngjarje duhet gjithashtu të vazhdojnë të lejohen nëse ato autorizohen sipas kërkesës. Nisma u shpall e vlefshme me 137.193 vota pro.
Anketa e Watson u krye midis 14 dhe 20 dhjetorit në bashkëpunim me institutin e kërkimeve sociale Demoscope; Janë anketuar 8250 persona nga Zvicra gjermanofolëse dhe frëngjishtfolëse.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











