Kosova
SHBA-ja, në mbështetje të planit të BE-së për veriun
Lajçak i vazhdon takimet në Washington
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, ka bërë të ditur se është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka theksuar se ata biseduan për zhvillimet në veri dhe se bashkë me Lajçak kërkojnë që të ulen sa më shpejt tensionet në veri.
“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ndalojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve nga Marrëveshja e Ohrit”.
“Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së, si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, ka thënë Nuland.
Lajçak ka shkruar në Washigton me ftesë të amerikanëve për të zhvilluar takime lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e veriut.
Dje gjatë ditës ai e ka ripërsëritur thirrjen e tij bashkë me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, që të lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia, si dhe të ndalen tensionet në veri.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












