Kosova
Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel
Josep Borrell ka bërë me dije të enjten se ka ftuar një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme për ta menaxhuar krizën në Veri që u ashpërsua pas kapjes së tre policëve të Kosovës.
Lënia e tyre në paraburgim prej 30 ditësh nga një gjykatë në Kralevë dje e ka komplikuar edhe më shumë planin e kryediplomatit të BE-së për t’i sjellë në Bruksel kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë.
Kryediplomati i BE-së nuk tregoi se në çfarë niveli do të jetë ky takim. Por, më vonë u kuptua se të ftuar janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, kishte thënë Borell.
Kryeministri Kurti ende nuk ka një “po” për të udhëtuar drejt kryeqendrës europiane. Kurti për këtë ka folur në Forumin e Prespës. Aty, nuk e la pa e thumbuar spanjollin.
“Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme, sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës. Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë. Kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëherë marr ftesë për takim në Brukesl. Kurse, kur kërkova vetë takim, thanë se më nevojitet të shtensionojë situatën”, tha Kurti.
“Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj, mirëpo do ta informoj me kohë zotin Borrell”, shtoi kryeministri.
Në pritje se a do të ndodhë ky takim është edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar. Nëse shkojnë Kurti dhe Vuçiq, Escobar ka thënë se do të udhëtojë edhe ai. Diplomati amerikan ka thënë se do të ushtrojë ndikim që Kurti e Vuçiq të takohen. “Tani, rreth kërkesës që liderët të shkojnë në Bruksel, është duke u punuar dhe në bazë të përgatitjes për këtë do të duhet të vendosim nëse do të fluturoj për në Bruksel apo jo. Por – pa dyshim, kjo përpjekje do të marrë mbështetjen e plotë amerikane”, ka thënë Escobar.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









