Kosova
Si raportuan mediat botërore për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës
DW ka nisur shkrimin se: “Zyrtarët e Kosovës të mërkurën thanë se tre policë ishin arrestuar nga forcat serbe në rajonin e paqëndrueshëm verior, afër kufirit me Serbinë. Ndalimet mund të nxisin më tej tensionet në rajonin verior kryesisht me serbë të Kosovës, ku dhuna është ndezur javët e fundit”.
Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz Deutsche Welle në gjuhën angleze, i cili ndër tjerash kujton se në maj serbët protestuan dhunshëm kundër policisë së Kosovës dhe anëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në qytetin verior të Zveçanit.
Dhe ngjarja e së mërkurës, ku tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar nga forcat serbe në veri të vendit, është bërë top lajm edhe në media të ndryshme botërore.
Kështu, përveç DW, rreth kësaj ngjarje ka raportuar edhe Reuters, sipas të cilit tre policë të Kosovës u “arrestuan” nga forcat serbe të mërkurën, por zyrtarët nga Kosova dhe Serbia dhanë lokacione të ndryshme për arrestimin, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalim të paligjshëm të kufirit.
Një vëmendje të veçantë ngjarjes i ka dhënë edhe Associated Press, i cili medium ka vënë theksin në faktin se incidenti i fundit ngre ashpër tensionet midis dy vendeve
AP kujton se Serbia i kishte vendosur trupat e saj në kufi në gjendjen më të lartë të gatishmërisë mes një serie përleshjesh të fundit midis serbëve të Kosovës nga njëra anë dhe policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO, nga ana tjetër.
Ndërsa Al Jazeera ka sjellë një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas së cilës ai fajësoi Serbinë për rrëmbimin e burrave dhe kërkoi lirimin e tyre.
“Ai tha se ata u arrestuan 300 metra brenda territorit të Kosovës afër kufirit”, shkruan ndër tjerash Al Jazeera.
Lidhur me këtë ngjarje, gjithashtu kanë shkruar edhe media të tjera prestigjioze, si Zëri i Amerikës, Fox News, Euronews, Anadoly Agency, Al Arabya dhe jo vetëm.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













