Kosova
SHBA zgjeron mbështetjen ushtarake për Ukrainën me 325 milionë dollarë
Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se do të japë një ndihmë shtesë prej 325 milionë dollarësh për sigurinë “për të përmbushur nevojat kritike të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës”.
Sipas një deklarate të Departamentit të Mbrojtjes më 13 qershor, autorizimi i fundit shënon rastin e 40-të të tërheqjes së pajisjeve nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes për Ukrainën që nga gushti i vitit 2021.
Pajisjet e ofruara përfshijnë aftësi thelbësore për të ndihmuar Ukrainën në rimarrjen e territorit të saj dhe mbështetjen për mbrojtje ajrore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga fillimi i vitit 2021, i kanë siguruar Ukrainës furnizime ushtarake deri në 40,4 miliardë dollarë, ndërkaq pjesa më e madhe e këtyre furnizimeve i është dhënë që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt të vitit 2022.
Ukraina ka grumbulluar armë dhe forca stërvitore në përgatitje të një kundërofensive, në përpjekje për të detyruar trupat ruse të tërhiqen nga zona të mëdha të Ukrainës juglindore dhe jugore, të cilat janë pushtuar.
Një ditë më parë, Rusia nisi një sulm masiv me raketa gjatë natës në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke vrarë të paktën dhjetë persona dhe plagosur 28 të tjerë dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile.
Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, kanë hedhur poshtë akuzat për sulmin e qëllimshëm të civilëve gjatë konfliktit të nisur nga Rusia kundër vendit të saj fqinj rreth 16 muaj më parë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se shpreson që një ofensivë e suksesshme nga Ukraina do ta detyrojë presidentin rus, Vladimir Putin, të pajtohej për bisedime për përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Ukraina pretendoi se pas nisjes së kundërofensivës, më 12 qershor, kishte arritur të çlironte katër vendbanime në rajonin lindor të Donjeckut.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










