Kosova
Çfarë përmban plani për uljen e tensioneve në veri
Sot kryeministri i Kosovës prezantoi planin për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prezantoi ambasadorëve të shteteve anëtare të QUINT-it një propozim të tij për “uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, të banuar me shumicë serbe. Propozimin kryeministri Kurti tha se e ka ndarë paraprakisht me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell. “Me Borrellin dje, dhe vendet partnere të QUINT-it sot, e kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin e plotë të Qeverisë për uljen e tensioneve në veri dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha kryeministri Kurti në një konferencë për medie pas një takimi të gjatë që zhvilloi me ambasadorët e Quint-tit në Prishtinë, transmeton DW.
Pikat kryesore të planit për uljen e tensioneve:
Pika e parë në planin e kryeministrit të Kosovës është sundimi i ligjit në katër komunat në veri. “Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it dhe medieve”.
Pika e dytë; “Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës”.
Pika e tretë; ”Policia e Kosovës dhe KFOR, apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë për të garantuar ambient të sigurt për të gjithë”.
Pika e katërt; “Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë aktorët dhe do të shpallë zgjedhjet e reja në veri”, dhe
Pika e pestë; “Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar të Brukselit. Bashkimi Evropian siguron një plan renditje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e marrëveshjes bazike”.
Kryeministri Albin Kurti gjatë gjithë ditës së djeshme dhe të martën ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ndërmjetësusit perëndimorë. Këta të fundit, emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, dhe ai amerikan Gabriel Escobar, ishin kritikë ndaj qeverisë së Kosovës, e cila me forcë dhe me njësi të policisë dërgoi në objektet komunale në veri, katër kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e prillit pas bojkotimit të tyre nga serbët lokalë. Zgjedhjet e reja në veri pas situatës së tensionuar atje, përmenden si opsion edhe në planin për shtensionimin e situatës nga kryeministri Kurti. Por Lista Srpska që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, është duke e kushtëzuar sërish pjesëmarrjen në zgjedhje me “tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit dhe me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit”.
Lista Serbe këmbëngul në kërkesat e saj
Igor Simiq, nënkryetar i Listës Srpska, ka ritheksuar qëndrimin partisë: “Çështjet me prioritet që duhet të zgjidhen për të shtensionuar situatën në terren, e që janë edhe kërkesa të serbëve në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’, janë; largimi i forcave speciale të Kurtit nga ndërtesat komunale në veri, kryetarët e rrejshëm që nuk kanë legjitimitet dhe ligjshmëri, të mos vijnë në këto objekte, sepse nuk i kanë zgjedhur qytetarët, dhe të lirohen të arrestuarit padrejtësisht”, ka thënë Igor Simiq.
Edhe të dërguarit perëndimorë kanë propozuar organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të qetësuar situatën atje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zgjedhjet e reja janë të mundshme, nëse peticionin e nënshkruajnë 20 për qind e qytetarëve të regjistruar në regjistrin e zgjedhjeve. Në bazë të ligjeve të Kosovës, në këtë mënyrë do të iniciohej procesi për shpalljen e zgjedhjeve të reja, ose, varianti i fundit përmendet edhe dorëheqja e vetë kryetarëve shqiptarë.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












