Kosova
1 vit luftë, Rama u jep përgjigje kërcënimeve të Putinit
Në datën 24 shkurt të një viti më parë Rusia pushtoi Ukrainën, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë mesazhin e tij solidarizues nga Hiroshima e Japonisë për popullin e Ukrainës. Ai u ndal në Hiroshima, ku vendosi një buqetë me lule në Memorialin Përkujtimor të Paqes si dhe vizitoi Muzeun Përkujtimor të Paqes.
Rama theksoi se pas një viti të gjatë rezistence të Ukrainës nën lidershipin e Presidentit Zelensky, është e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë.
“Kishim shumë nga ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh. Ja ku jemi këtu sot, 1 vit rezistencë heroike të popullit të Ukrainës nën lidershipin guximtar të Presidentit Zelenskyy, me mbështetjen e botës demokratike. Është e qartë që Rusia nuk mund ta fitojë luftën, ndërkohë që dëshiroj të shtoj se kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të humburve e të zhdukurve e bombës atomike dhe pastaj në Muzeun e tmerreve të bombës atomike.
Shtoj, që të luash sot me fjalën bombë atomike, sikur flet për kukulla, është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën dhe mbi të gjitha, vendosmërinë e secilit që ka respekt për dinjitetin njerëzor, lirinë dhe vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje për ta kthyer të shkuarën të dështojë me turp”, tha Rama në mesazhin e tij.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












