Lajme
Gjermani: Burgim i përjetshëm për dy shqiptarët që vranë për gjakmarrje
Të shtënat vdekjeprurëse nga një motoçikletë, pranë një shkolle fillore në janar të vitit 2017 patën bërë bujë në gjithë Gjermaninë e më gjerë
Pas vrasjes fatale të një 46-vjeçari gjashtë vjet më parë në Visselhövede (rrethi Rotenburg), Gjykata e Landit Verden ka dënuar sot dy persona me burgim të përjetshëm për vrasje.
Kryetari i trupit gjykues e pa si të provuar se të pandehurit 32 dhe 36-vjeçarë ishin të përfshirë në krim, ka thënë një zëdhënëse e gjykatës, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, në proces nuk u arrit të sqarohej se kush kishte shkrepur të shtënat.
Të dy të dënuarit kanë kombësi shqiptare – edhe i vdekuri ka qenë po ashtu shqiptar, shkruan dpa.de.
Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, prokuroria publike paraprakisht kishte kërkuar edhe përcaktimin e peshës së veçantë të fajit, përcjell albinfo.ch. Ajo kishte folur në aktakuzën e saj për një “ekzekutim publik”. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirim për të dy të pandehurit.
Të shtënat vdekjeprurëse pranë një shkolle fillore në janar të vitit 2017 patën bërë bujë në gjithë Gjermaninë e më gjerë.
Në mars të vitit 2018, një 23-vjeçar në atë kohë ishte dënuar tashmë për vrasje si drejtues i motoçikletës. Një i akuzuar i dytë qe shpallur i pafajshëm.
Sfondi i vrasjes është një akt dhune në Shqipëri. Aty, viktima e tashme e vrasjes kishte vrarë një burrë para një diskoteke në Tiranë, në vitin 2011, transmeton albinfo.ch. Për këtë ai ishte dënuar me burgim në vendlindjen e tij, shumicën e të cilit e kishte vuajtur. Por pas pas kësaj,nga frika e gjakmarrjes ai qe arratisur me familjen në Gjermani.
Prokuroria supozoi se dy të pandehurit, të cilët nuk ishin banues në Gjermani, kërkonin 46-vjeçarin për ta ekzekutuar, duke ushtruar kështu gjakmarrjen.
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor















