Kosova
MPJ e Kosovës: Asnjë shtetas i Kosovës nuk është në mesin e viktimave nga tërmeti në Turqi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njoftoi se në mesin e viktimave nga tërmeti që ka goditur Turqinë nuk ka asnjë shtetas kosovar.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara që nga data 6 shkurt kur ka ndodhur tërmeti ka pasur kontakte të vazhdueshme me shtetas/qytetarë të Kosovës që jetojnë apo veprojnë në Turqi dhe ata janë asistuar nga ambasada për çfarëdo nevoje që kanë pasur, qoftë për transport, qoftë sigurim të fletudhëtimeve për t’u kthyer në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa sa u përket deklarimeve publike të z. Evren Kaya, kryetar i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Turqi, se 70 shqiptarë janë në mesin e të vdekurve, ministria sqaron se bëhet fjalë për familje/persona, që kanë shtetësi turke, por janë me prejardhje të vjetër shqiptare, transmeton albinfo.ch.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, në vijim të komunikimeve me diasporën tonë në Turqi, përfshirë edhe me persona që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, ka kontaktuar dhe ka biseduar edhe me z. Kaya, gjatë javës së kaluar, i cili ka informuar se ai dhe familja e tij janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














