Kosova
Mbi 24 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi
Raportohet se numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën ka shkuar në mbi 24 mijë, përcjell albinfo.ch.
Rreth 100 orë pas tërmetit, qindra mijëra njerëz të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe me mungesë ushqimi në kushte dimërore, me temperatura shpesh nën zero, pas tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë që goditën dy shtetet me disa orë diferencë.
Dhjetëra vende kanë premtuar ndihmë dhe kanë dërguar ekipe emergjente, raportoi The Guardian të shtunën.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 20,655, ndërkaq në Siri në 3,553. Numri total i të vdekurve është 24,208.
Ekspertët kanë thënë se bilanci pritet të vazhdojë të rritet për disa kohë, pasi shumica e njerëzve ishin në gjumë në banesat e tyre kur goditi tërmeti i parë, dhe rrethe të tëra në disa qytete janë kthyer në rrënoja. OKB-ja ka vlerësuar se 24.4 milionë njerëz janë prekur në Siri dhe Turqi.
Më shumë se 17,000 njerëz kanë mbetur të vdekur në vitin 1999 nga një tërmet që kishte goditur Turqinë veriperëndimore, dhe fatkeqësia e këtij viti renditet si e shtata më vdekjeprurëse këtë shekull, më e lartë se lëkundjet dhe cunami i Japonisë i vitit 2011.
SHBA-ja ka ofruar një paketë ndihme prej 85 milionë dollarësh, për të cilën tha se do të vazhdonte të jepte “ndihma të nevojshme urgjentisht për miliona njerëz”, duke përfshirë ushqimin, strehimin dhe shërbimet shëndetësore emergjente, si dhe mbështetjen për ujë të pijshëm të sigurt dhe kanalizime.
Ndërkaq, Banka Botërore ka thënë se do të japë 1.78 miliardë dollarë ndihmë për Turqinë. Zyrtarët e lartë të ndihmës, duke përfshirë këtu Tedros Adhanom Ghebreyesus – kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shefin humanitar të OKB-së Martin Griffiths, po planifikojnë të vizitojnë zonat e prekura.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










