Kosova
Kosovë: 20-vjeçarja dyshohet se mashtroi personelin shëndetësor, bëri praktikë si mjeke
Një 20-vjeçare nga Mitrovica dyshohet të ketë mashtruar gjithë personelin shëndetësor, duke zhvilluar praktikën si mjeke në QMF të Mitrovicës.
Muaj më parë ajo u bë është lajm në disa portale se ka fituar të drejtën e specializimit në Londër.
Nga Drejtoria e Qendrës Kryesore Familjare thonë se personi në fjalë ka nisur praktikën pa dijeninë e personelit shëndetësor, derisa është larguar pasi i janë kërkuar dokumentet përkatëse.
Muaj më parë, një vajzë e re nga Mitrovica, V.S. ishte bërë lajm në mediat lokale si mjeke, e cila fiton të drejtën e specializimit në Londër.
Në gusht të vitit 2022, ajo kishte nisur praktikën si mjeke në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Por, pranë autoriteteve nuk kishte dorëzuar asnjë dokument që dëshmon shkollimin dhe profesionalizmin e saj
Për rreth 2 javë ajo ka vazhduar praktikën, ndonëse për një gjë të tillë personeli nuk ka qenë në dijeni dhe askush nuk ishte kujtuar për dokumentet e saj.
Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani, e ka konfirmuar një gjë të tillë.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim











