Kosova
NZZ: Kurti do njohje të menjëhershme dhe jo Asociacion
Gazeta zvicerane shkruan se diktatet në çështjen e Kosovës nuk funksionojnë
Referuar zhvillimeve të fundit, duket se me intensitet BE dhe SHBA duan t’i japin zgjidhje çështjes së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Perëndimi duhet të kërkojë popozime nga vetë palët në konflikt shkruan gazeta zvicerane, Neue Zürcher Zeitung.
Sipas njohësit të çështjeve të Ballkanit, Andreas Ernst zhvillimet e fundit dhe angazhimi i BE-së, janë mjaft pozitive që Perëndimi po e merr seriozisht zgjidhjen e çështjes së Kosovës aktualisht, duke pasur parasysh edhe luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Por megjithëse vlerësohet pozitivisht “kjo energji e re” nga BE dhe SHBA, ai shpreh dyshime për qasjen e duhur ndaj zgjidhjes së konfliktit edhe këto muaj. “Duket se ata edhe më tej vazhdojnë të mbajnë gjallë modelet e vjetra: ose gjërat zvarriten, ose zgjidhja diktohet.” Për NZZ propozimet aktuale që Serbia të sillet me Kosovën korrekte si me çdo fqinj, pa pasur nevojë ta njohë nga ana ndërkombëtare, dhe Kosova të krijojë Asociacionin e Komunave Sebe nuk pranohen nga palët në konflikt. Kryeministri Kurti do njohje të menjëhershme dhe jo Asociacion, shkruan NZZ, kurse presidenti serb do Asociacionin dhe që gjërat e tjera të mos ndryshojnë.
“Në vend që të imponojë zgjidhjen, perëndimi duhet të ndërrojë strategji dhe të detyrojë palët në konflikt që të bëjnë propozimet e veta. Në këtë drejtim duhet të pyetet sidomos Beogadi. Vuçiqi flet prej vitesh për një kompomis historik mes serbëve dhe shqiptarëve. Por nuk ka thënë asnjëherë se si duhet të duket ky kompromis.” Sipas analistit, Andreas Ernst kjo do të funksiononte, vetëm nëse perëndimi është i hapur në mënyrë produktive për këto propozime. “Tani me zgjidhjen e çështjes së Kosovës mund të hiqet pengesa e fundit e madhe e viteve 90-të. Shanset për zgjidhje të konfliktit janë më të mëdha, nëse zgjidhjet vijnë nga vetë palët. Perëndimi duhet të këmbëngulë për dy gjëra në këtë rrugë (madje patundshëm): një jo absolute dhunës dhe legjitimim demokratik të rezultatit.”
Vëmendjen e mediave gjermanisht folëse e kanë tërhequr edhe deklaratat e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, në lidhje me Kosovën. Gazeta austriake “Kronen Zeitung” shkruan, se Milanoviç rregullisht del kundër sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë. Para reporterëve ai ka kritikuar dërgimin e tankeve luftarake nga Gjermania duke theksuar “se Krimeja nuk do të bëhet kurrë pjesë e Ukrainës”. Gazeta austriake nënvizon se “si arsye Milanoviç pëdor ‘rastin precedent’ Kosovën. ‘Ne e kemi aneksuar Kosovën. Bashkësia ndërkombëtare edhe ne. Iu rrëmbye Kosovës me dhunë (…)nuk ishte anektim, ishte rrëmbim.” Krahasimet e përdorura nga Milanoviç kanë shkaktuar reagime të forta. Presidenti kroat nuk është në një linjë politike me qeverinë kroate me deklaratat e tij, sipas “Kronen Zeitung”.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













