Lajme
Pandemia dëmton buxhetin e Zvicrës me 5 miliardë franga
Arsyeja e minusit është masa e shpenzimeve të jashtëzakonshme, të vlerësuara me 7.4 miliardë franga zvicerane

Sipas projeksionit financiar për vitin 2022, Qeveria Federale tani pret një deficit financimi prej rreth pesë miliardë frangash, ndërsa ishin buxhetuar vetëm 2.3 miliardë franga.
Këshilli Federal është informuar sot për shifrat e përmendura më lart. Arsyeja e minusit është masa e shpenzimeve të jashtëzakonshme, të vlerësuara me 7.4 miliardë franga zvicerane, transmeton albinfo.ch. Pjesa më e madhe është e lidhur me pandeminë. Por vlerësohet po ashtu se 0.9 miliardë shpenzohen për refugjatët nga Ukraina, të strehuar në Zvicër.
Më shumë para nga TVSH-ja
Në buxhetin e zakonshëm, sipas vlerësimeve aktuale, Konfederata pret një suficit financimi prej 0.7 miliardë CHF në vend të deficitit të pritshëm më parë, prej 0.6 miliardë CHF, shkruan Departamenti i Financave (FDF). Sipas parashikimit të parë për vitin 2022, të ardhurat e zakonshme do të jenë për 0.8 miliardë CHF më të larta, njofton srf.ch. Një nga arsyet kryesore janë të ardhurat shtesë prej 1.1 miliardë CHF nga TVSH-ja.
Parlamenti ka miratuar deri më tani masën e shpenzimit të jashtëzakonshëm prej 9.1 miliardë CHF për vitin 2022. Aktualisht duket sikur shpenzimet e planifikuara dhe të miratuara të koronës nuk do të përdoren të gjitha, veçanërisht jo në rastin e humbjes së fitimeve dhe punës me kohë të shkurtër. Megjithatë, vlerësimet janë ende subjekt i pasigurisë së madhe, shkruan qeveria federale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025” Vajzat shqiptare shquhen për bukurinë dhe elegancën e tyre dhe jo vetëm. Emrave të suksesshëm të...
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
Jeta në Austri
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm Ministria e Çështjeve Sociale ka finalizuar projektligjin për vendosjen e pensionit të pjesshëm. Nga viti i...
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri