Kosova
UNICEF dhe OBSH, thirrje kosovarëve që të rrisin shkallën e vaksinimit
UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë bërë thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për t’u siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin vaksinat.
Kjo thirrje vie në kuadër të Javës Botërore të Imunizimit që festohet çdo vit gjatë javës së fundit të prillit.
“Kjo javë bën bashkë partnerët për të promovuar dhënien e vaksinave për t’i mbrojtur personat e të gjitha moshave nga sëmundjet. Udhëhequr nga UNICEF-i dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, tema e Javës Botërore të Imunizimit për këtë vit është #Jetë e gjatë për të gjithë.
Tema e këtij viti u përzgjedh për t’i nxjerrë në pah arritjet historike në fushën e vaksinimit përreth botës. Për më shumë se dy shekuj, vaksinat kanë ndihmuar që fëmijët dhe të rriturit të mbrohen nga sëmundjet serioze dhe vdekjeprurëse. Vaksinat janë një nga arritjet më të avancuara të shkencës moderne, me ndihmën e të cilave është arritur që të përgjysmohet vdekshmëria e fëmijëve dhe të shpëtohen miliona jetë në botë”, thuhet në njoftimin për media.
Më tej në njoftim thuhet se derisa rikujtojmë ndikimin historik të vaksinave, tani bota gjendet në një udhëkryq.
“Në aspektin global, pandemia COVID-19 ka paraqitur një ngarkesë të madhe mbi sistemet dhe shërbimet shëndetësore, gjë që paraqet kërcënim për progresin e arritur deri më tani në imunizimin rutinë në botë, përfshirë edhe Kosovën. Një shifër alarmuese prej 23 milionë fëmijësh nuk janë vaksinuar në vitin 2020. Ky numër mund të zvogëlohet vetëm nëpërmjet një angazhimi më të madh dhe investimit në shërbimet e imunizimit nga ana e të gjithëve”, thuhet në njoftim.
Kosova ka ende mangësi të theksuara për sa i përket imunizimit rutinë. Vetëm një në 3 fëmijë apo 73% e fëmijëve janë plotësisht te vaksinuar.
“Më shqetësuese është fakti që të dhënat shfaqën pabarazi të theksuara, për shembull, mbulimi i plotë me imunizim ishte bërë vetëm për 38 për qind të fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian (për të njëjtën grupmoshë), do të thotë më pak se gjysma e përqindjes së të gjithë fëmijëve në Kosovë.
UNICEF-i dhe OBSH-ja bashkërisht theksojnë se duhet kërkuar çdo mundësi për t’i vaksinuar fëmijët dhe të rriturit sipas kalendarit rutinë të imunizimit. Të gjitha vaksinat e parakualifikuara nga OBSH-ja janë të sigurta dhe efikase.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














