Bota
Sa % do të shtrenjtohet energjia elektrike dhe gazi në Gjermani
Gjermania është goditur nga kriza e energjisë që prej vitit të kaluar
Rreth 4.2 milionë familje gjermane pritet të shohin një rritje të faturave të energjisë elektrike me 63.7% mesatarisht këtë vit dhe 3.6 milionë pritet të paguajnë fatura 62.3% më të larta të gazit, ndërkohë që furnitorët kalojnë normat rekord me shumicë.
Ashtu si shumë vende në botë, Gjermania është goditur nga kriza e energjisë që prej vitit të kaluar, kur heqja e kufizimeve të Covid-19 nxiti kërkesë gjigante tek inventarët e shteruar të gazit natyror, duke çuar çmimet në qiell.
Kontratat në ekonominë më të madhe të Evropës zakonisht rinovohen në mënyrë vjetore, çka mund të vonojë ndikimin e rritjes së çmimeve për pjesën më të madhe të 41.5 milionë familjeve, por portali i analitikës Check24 thekson se tendenca është përfshirë plotësisht tek sektori me pakicë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
“Çmimet e energjisë janë veçanërisht të larta për shkak të kostove më të larta të prokurimeve për operatorët e stacioneve të energjisë së qymyrit dhe gazit, rënieve të lidhura me motin tek prodhimi i energjisë së rinovueshme dhe kërkesës së madhe nga industria”- deklaroi drejtori energjitik i Check24, Steffen Suttner.
Portali theksoi gjithashtu se ata që kanë nevojë për furintorë të rinj për shkak të paaftësive paguese nga kompanitë, prej të cilëve kanë qenë vetëm pak, u përballën kryesisht me çmime tejet të larta.
Ndërkohë që kosto vjetore shtesë nga rritja me 63.7% e çmimit të energjisë për një familje tipike arrin në 1,045 euro, rritja për ata që nënshkruajnë kontrata të reja shkon në 105.8%, duke shtuar 1,735 euro tek fatura.
Në mënyrë për të zbutur barrën tek ekonomitë me të ardhura të ulëta, koalicioni i ri qeveritar ka vendosur të heqë një tarifë shtesë të kushtueshme për të mbështetur energjinë e rinovueshme (Tarifa EEG), që përbën aktualisht një kosto mesatare vjetore prej 222 euro.
Tarifa u ul me 43% me bazë vjetore më 1 Janar 2022 dhe do të hiqet tërësisht më 1 Janar 2023. Konsumatorët e gazit duhet t’i bëjnë ballë një kostoje mesatare vjetore shtesë prej 945 euro këtë vit, dhe ata që nënshkruajnë kontrata të reja do të paguajnë 174.3% më shumë, që përkthehet në një kosto shtesë prej 2,685 euro.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












