Kosova
Shqipëria ofron ndihmë për krizën energjetike në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli vizituan KEK-un nga ku u zotuan se do të gjejnë zgjidhje për krizën energjetike
Kriza energjetike që ka përfshirë tashmë edhe Kosovën pritet të zbutet pas ndihmës që Shqipëria i ka ofruar Kosovës në këtë drejtim. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se Shqipëria pritet ta ndihmojë Kosovën dhe se janë në bisedime me të gjitha nivelet relevante atje.
“Kemi filluar bisedimet me të gjitha nivelet, me ministrat, kryeministrin e zëvendëskryeministrin dhe në nivel të KEK-ut dhe KESH-it dhe institucioneve të tjera relevante dhe këto bashkëbisedime janë intensifikuar javëve të fundit, kur gjendja te ne ka filluar të përkeqësohet”.
“Republika e Shqipërisë deri tash vonë ka qenë duke importuar deri në 3 milionë euro energji për vete dhe e ka pasur të pamundur të na ndihmojë përmes këmbimit”, tha ajo.
Këto komente Eizvanolli i bëri gjatë vizitës që bashkë me kryeministrin Albin Kurti i bënë KEK-ut sot në orët e pasdites.
“Këto ditë jam duke i parë, mezi janë duke e mbuluar kërkesën e vet dhe kemi premtime që në momentin që është e mundur, sado pak do të na ndihmojnë për ta kaluar këtë krizë, ndërsa ne do ta këmbejmë megavat për megavat kur ata kanë nevojë, e ne kur të kemi tepricë”, tha Rizvanolli, transmeton Albinfo.ch.
Ndërsa kryeministri Albin Kurtk tha se një ekspert gjerman do të vijë në Kosovë për të hulumtuar defektin e bllokut tjetër të Kosova B dhe për ta sanuar atë defekt,
“Mora vesh nga menaxhmenti që lopatat e turbinave janë ato që janë demtuar, e kur kanë rënë poshtë, e kanë dëmtuar kondensatorin”.
“Sot e kemi funksionalizimin e Kosova B, e ku ka filluar edhe funksionalizimi i ngrohtores së qytetit. Shumë shpejt do të vijë një ekspert gjerman që ta sanojmë këtë problem. Unë jam këtu me dy ministrat, sepse pa energji nuk ka ekonomi, e pa ekonomi nuk ka energji. Do ta keni përkrahjen ashtu siç po u qëndroni afër qytetarëve tanë. Kemi nevojë për një ekspert që do të vijë nga Alstomi gjerman që do ta bëjë këtë hulumtim dhe ta sanojmë edhe defektin në bllokun tjetër të Kosova B dhe të operojmë me kapacitetin e plotë”, tha Kurti.
Më tutje, Kurti shtoi se pa energji nuk ka shtet dhe se pa shtet nuk ka energji.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













