Kosova
Kosova në krizë energjetike, Kurti tregon se si po ngrohet në shtëpinë e tij
"Unë pjesën më të madhe të kohës po e kaloj në makinë ose kryeministri. E mbrëmë kur kam shkuar rnë shtëpi jam ngrohur me batanije”, tha Kurti para mediave.
Në ditët kur është paralajmëruar krizë energjetike në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, janë paraqitur para mediave në një konferencë duke thënë se kjo krizë ka prekur edhe vendet e rajonit, dhe si e tillë ka përfshirë Kosovën.
Kurti është zotuar se Qeveria do të ndaj shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.
“Kriza është bërë e papërballueshme. Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, tha Kurti.
Duke thënë se nuk e ka ndërmend të kursejë asgjë për qytetarët, Kurti tregoi shembullin personal se si po ngrohet në shtëpi.
“Ne e kemi popullsinë e varfër dhe edhe atherë kur nuk janë çmimet të larta janë të larta. Nuk kemi ndërmend të kursejmë për qytetarë. Unë pjesën më të madhe të kohës po e kaloj në makinë ose kryemisntri. E mbrëmë kur kam shkuar rnë shtëpi jam ngrohur me batanije”, tha ai para mediave.
Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kanë pasur komunikim me sektorët e energjisë e se me 2 nëntor ka themeluar Task-Forcën për emergjenca të energjisë elektrike.
“Ne si ministri kemi bërë përpjekje të bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë për të parë mundësinë ta tejkalojmë krizën. Ne jemi në komunikim në baza ditore që Shqipëria të na ndihmojë këto ditë me energji. Ministria e Mjedisit e ka trajtuar me prioritet licencimin me erë në Selac. Dje situata është përkeqësuar në termokos. Dhe me gjithë përkushtimin e KEK-ut kjo nuk mund t’i kompenzojë humbjen e dy blloqeve. Dhe prodhojmë 410 megavatë orë. Dita e sotme ka qenë dita më e vështirë në këtë krizë energjetike. Është një lajm i mirë që kursimi me energji ka dhënë efekt”, tha ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













