Tematike
Parlamenti hedh poshtë mocionin për fitimin e pasaportës zvicerane me lindje
Por Dhoma e Kantoneve pranoi për shqyrtim të mëtejmë një mocion nga deputetja Lisa Mazzone që kërkon lehtësimin e natyralizimit

Dhoma e Kantoneve (Senati) e Parlamentit të Zvicrës ka hedhur sot poshtë mocionin e deputetit Paul Rechsteiner (PS / SG) me 29 vota kundër 13 Pro dhe asnjë abstenim.
Politikani me stazhin më të gjatë në parlament, me mocionin e tij kishte kërkuar që të huajt që linden në Zvicër të fitonin shtetësinë zvicerane në mënyrë automatike, shkreuan albinfo.ch.
Me këtë votim kundër, mocioni i tij nuk është më në rend dite.
Megjithatë, pa kundërshtime, kjo dhomë pranoi për shqyrtim të mëtejmë një mocion nga deputetja Lisa Mazzone (Të Gjelbrit / Gjenevë), transmeton albinfo.ch. Mocioni i saj i dërgohet Komisionit të Politikave Shtetërore (SPK-S) për shqyrtim.
Mazzone dëshiron që Qeveria Federale të lehtësojë jo vetëm natyralizimin e të huajve të brezit të tretë, siç ka bërë deri tani, por edhe atë të brezit të dytë.
Edhe Këshilli Federal ka rekomanduar që mocioni të refuzohej. Me një automatizëm, Zvicra nuk mund të kontrollonte më në mënyrë adekuate natyralizimet dhe përfundimisht edhe emigracionin, është shprehur në debat Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter.
Sistemi aktual i natyralizimit merr mjaftueshëm parasysh të drejtat e njeriut dhe situatën e njerëzve të lindur në Zvicër, ka argumentuar qeveria e shtetit, përcjell albinfo.ch Procedura e natyralizimit kujdeset që të natyralizohen ata që janë integruar mirë dhe nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë e Zvicrës.
Parimi “ius soli”, sipas të cilit, tëgjithë ata që linden në një shtet të caktuar, fitojnë automatikisht pasaportën e atuij shteti, tashmë është në fuqi në vende si Gjermania dhe Amerika. Diçka të tillë po kërkon deputeti në Dhomën e Kantoneve (në senat) të Zvicrës, Paul Rechsteiner nga Partia Socialdemokrate, transmeton albinfo.ch.
Politikani i njohur nga St. Galleni, Paul Rechtsteiner dëshiron të ndryshojë rrënjësisht shtetësinë zvicerane. Në një intervistë për gazetat CH Media, ai ka bërë të qartë se përse duhet të aplikohet “ius soli” në të ardhmen edhe në Zvicër.
Zvicra duhet të bëjë një hap përpara. “Zvicra sot është një demokraci me tri të katërtat. Një e katërta e njerëzve kanë pasaportë të huaj dhe rrjedhimisht janë të përjashtuar nga të drejtat civile”. Kjo duhet të ndryshojë, kërkon Rechsteiner.
Ai thekson se ata që rriten këtu dhe përmbushin detyrimet e tyre shoqërore, janë pjesë e ekonomisë dhe shoqërisë, prandaj duhet tu jepen edhe të drejtat përkatëse civile.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026