Shqipëria
Sa shpenzuan shqiptarët në turizmin jashtë vendit?
Turizmi gjatë 9-mujorit të këtij viti shënoi tregues pozitivë jo vetëm në kahun hyrës të vizitorëve e turistëve, por edhe shqiptarët rritën shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në 9-mujorin e këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 801 milionë euro për udhëtime jashtë vendit, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Krahasuar me vitin pandemik, ky tregues rezulton me rritje, por sërish mbetet 34 % më i ulët se në 9-mujorin 2019.
Daljet e shtetasve shqiptarë ishin 28 % më të ulëta në krahasim me 9-mujorin e 2019-s.
Kufizimi i daljes së shtetasve vendas, ndërkohë që të huajt kishin më shumë liri lëvizjeje bën që bilanci i të ardhurave (diferenca mes shpenzimeve të të huajve në vend dhe atyre të shqiptarëve jashtë) të ishte në nivelin më të lartë, të paktën që nga viti 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat për 9-mujorin 2021, vendi përjetoi neto nga turizmi 672 milionë euro, ose 63 % më shumë se sa në janar-shtator 2019.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












