Maqedonia
Pasiguria e çmimeve në RMV: Qytetarët, të alarmuar për produktet bazë
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë kanë alarmuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Disa, në panik po blejnë ushqim më shumë se sa kanë nevojë për një muaj, pasi frikësohen nga ndonjë rritje drastike e paparalajmëruar.
“Çmimet po ngrihen nga momenti në moment, por problemi është se s’po kemi çka të bëjmë. Do, s’do, duhesh ta përballosh. Na shkatërruan. Me një rrogë po duhet t’i arrijmë të gjitha, po s’po mundemi”, u shpeh një qytetar.
“Çmimet katastrofë. Pika e parë është buka, shtrenjtimi i bukës, mishit dhe shmë sende të tjera, të gjitha që duhen për shtëpi, ato kryesoret janë shtrenjtuar. Nuk po mundem t’i përballoj, por fatmirësisht kam dy djem jashtë shtetit”, u shpreh një qytetar.
Çmimi për një litër vaj ka arritur në thuajse 2 euro, ndërsa në një të kaluar të afërt edhe vaji më i shtrenjtë mund të blihej deri diku një euro e 10, 20 centë. Shtrenjtim ka pasur edhe tek buka, e cila nga 32 centë ka shkuar ne 50 centë.
Të dhënat e fundit të Entit të Statistikave flasin për rritje dinamike të shpenzimeve.
“Vaji tashmë është 90 dinarë. Çfarë do më shumë. 96 madje. Ndërsa më herët ishte 65, 75 dinarë, e tani afro 100 po shkon. Nuk është e përballueshme, sepse një punon e pesë vetë hanë. Duhet të jenë më lirë”, tha një qytetar.
Sipas matjes së fundit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, një familje katëranëtarësh në Maqedoninë e Veriut ka pasur nevojë për minimalisht 34.342 dinarë, apo 557 euro për të mbijetuar për një muaj, pra për të blerë gjërat elementare ushqimore dhe higjienike, ndërsa kjo është ekuivalente me afro dy paga minimale të Maqedonisë së Veriut.
Me gjithë shqetësimin e qytetarëve dhe paralajmërimin e sektorit të biznesit se çmimet mund të rriten edhe deri në 40 apo 50 për qind, qeveria ka përgënjeshtruar këto paralajmërime, duke siguruar për një inflacion të qëndrueshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë...
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm piano nga Kosti Deti
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte