Lajme
Evropa, me shkallën më të lartë të kancerit të gjirit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rajoni evropian ka shkallën më të lartë të diagnostikimeve të reja të kancerit të gjirit në krahasim me pjesën tjetër të botës, dhe alkooli është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për sëmundjen.
Në një deklaratë, OBSH tha se në rajonin e saj evropian që përfshin 53 vende dhe shtrihet nga Grenlanda në veriperëndim deri në Lindjen e Largët ruse, 1 579 gra diagnostikohen me kancer të gjirit çdo ditë.
“Konsumimi i alkoolit është një nga faktorët kryesorë të rrezikut të modifikueshëm për sëmundjen, duke shkaktuar shtatë nga çdo 100 raste të reja të kancerit të gjirit në rajon”, tha OBSH, përcjell Albinfo.ch.
“OBSH inkurajon të gjithë të kuptojnë se rreziku i kancerit të gjirit mund të zvogëlohet ndjeshëm thjesht duke zvogëluar konsumin e alkoolit”, theksohet më tej.
Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), në vitin 2020, konsumi i alkoolit ishte përgjegjës për pothuajse 40.000 raste të reja të kancerit të gjirit në rajonin evropian.
“Shumë njerëz, përfshirë gratë, nuk janë të vetëdijshëm se kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i shkaktuar nga alkooli në mesin e grave në nivel global”, ka thënë Dr. Marlys Corbex, eksperte për sëmundjet jo të transmetueshme për OBSH/Evropë.
Thirrje për zvogëlimin e konsumit të alkoolit
“Njerëzit duhet të dinë se duke zvogëluar konsumin e alkoolit, ata mund të zvogëlojnë rrezikun e tyre për t’u prekur nga kanceri. Nuk ka rëndësi se çfarë lloji, cilësie apo çmimi është alkooli”, ka deklaruar Corbex.
Të dhënat e cituara nga OBSH tregojnë se kanceri i gjirit është bërë kanceri më i zakonshëm në nivel global.
Më shumë se 2 milionë raste të reja u vlerësuan në vitin 2020, me rreth 100.000 që i atribuohen konsumimit të alkoolit.
Alkooli klasifikohet si një kancerogjen njerëzor i Grupit 1 nga IARC dhe lidhet kauzalisht me shtatë lloje të kancerit.
“Përveç kancerit të gjirit tek femrat, ai rrit rrezikun e zhvillimit të llojeve të mëposhtme të kancerit: zgavrën e gojës, fyt, ezofag, mëlçi, laring dhe kolorektum (zorrën e trashë dhe rektum)”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.
OBSH tha se nuk ka një nivel të sigurt të konsumimit të alkoolit, duke shtuar se rreziku i kancerit të gjirit rritet me çdo njësi alkooli në ditë.
“Më shumë se 10 për qind e rasteve të kancerit që i atribuohen alkoolit në Rajonin Evropian të OBSH-së vijnë nga pirja e vetëm e një shishe birre (500 ml) ose dy gota të vogla verë çdo ditë”, tha OBSH.
Për kancerin e gjirit, kjo është edhe më e lartë, pasi një në katër raste të kancerit të gjirit që i atribuohet alkoolit në rajonin evropian shkaktohet nga kjo sasi.
“E thënë thjesht, alkooli është toksik. Ai dëmton çdo organ, ndërsa kalon nëpër trup”, tha Carina Ferreira Borges, drejtoreshë në detyrë për sëmundjet jo të transmetueshme në OBSH.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













