Shqipëria
Misteri i vdekjes së 4 shtetasve rusë në Shqipëri, zbardhen kamerat filmike
Rreth një javë më parë, te një hotel në Qerret të Kavajës u gjetën pa shenja jete 4 shtetas rusë.
Sergei Burenkov, 60 vjeç, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Ekatetina Burenkova 31 vjeçe dhe Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën pa jetë në ambientet e SPA-së së hotelit.
Në dosjen hetimore thuhet se kufomat u gjetën në afërsi të pishinës të shtrirë në mënyrë të çrregullt dhe nga kyqrja paraprake nuk kishin shenja dhune.
Sipas dosjes hetimore, nga ambienti i pishinës u morën në cilësinë e provave materiale dy telefona celularë të viktimave dhe veshja të përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës u morën konform procedurave standarte për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik dy kampione uji, të ndarë një njëri-tjetri një për ekzaminim me volum 1000 ml dhe një për ruajtje volum 100 ml, raportojnë mediat në Shqipëri.
Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur në dukje si klor që pëdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës dhe produktet ushqimore dhe mbetje të tyre me qëllim ekzanimimet.
Dosja hetimore
Më datë 15.10., rreth orës 22.10 është marrë njoftimi se në Qerret, Golem, Kavajë, në Hotel Gloria Palace, në ambientet e SPA-së janë gjendur 4 persona pa shenja jete. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e prokurorit janë kryer veprimet e para hetimore, ku rezultoi se shtetasit rus: Sergei Burenkov, 60 vjeç, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Ekatetina Burenkova 31 vjeçe dhe Nikita Belousov, 37 vjeç të akomoduar me pushime në hotel, që më datë 10 tetor 2021 janë gjendur pa shenja jete në ambientet e SPA-së nga personeli i hotelit rreth orës 22.00, datë 15.10.2021. Nga këqyrja e jashtme e kufomave nuk u konstatuan shenja dhune. Këta shtetas në orën 10.07, datë 15.10.2021 kanë dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës dhe janë kthyer në orën 17.07, datë 15.10.2021 nga pika kufitare Tushemisht. Rreth orës 20.00 janë kthyer në hotel, ku dhe kanë prenotuar ambientet e SPA-së. Kufomat janë trasportuar në morgun e QSU, Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Nga verefikimet e kryera rezultojnë se viktimat janë në marrëdhënie të posaçme mes tyre, dy prindër, vajza dhe dhëndri i tyre.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se: Kufomat u gjetën në katin përdhesë (kati 0) të godinës së hotelit, ku në anën verioe të këtij kati ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në një ambient me përmasa 22.2 -8.4 m, në qendër të të cilit ndodhet pishina me përmasa 11.5 x 6.5 m me volum 60m3 uji. Në skajin veri perëndimor të këtij ambienti gjendet e vendosur sauna, e cila në momentin e këqyrjes rezulton në punë dhe në pultin e saj lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celcius. Përreth perimetrit të pishinës gjenden të vendosura radhazi shezllone plastike me ngjyrë të bardhë.
Në cepin verilindor të pishinës pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe, gjendet e shtrirë në mënyrë të çrregullt kufoma e një shtetasi mashkul i identifikuar më pas si ajo e shtetasit Sergei Burenkov. Në anën lindore të pishinës në mesin e gjatësisë së saj gjenden pranë njëri-tjetrit dy kufoma të tjera, një mashkull dhe një femër e identifikuar si Natalia Burenkova dhe Nikita Belousov dhe këto dy kufoma të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës në shezllonin e mesit gjendet e shtrirë dhe pa asnjë jete në shezllon kufoma e shtetases Ekaterina Burenkova.
Nga këqyrja me sy të lirë tek asnjëra nga kufomat nuk u vërejtën dëmtime trupore. Nga ky ambient u morën në cilësinë e provave materiale dy telefona celularë të viktimave dhe veshja të përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës u morën konform procedurave standarte për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik dy kampione uji, të ndarë një njëri-tjetri një për ekzaminim me volum 1000 ml dhe një për ruajtje volum 100 ml. Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur në dukje si klor që pëdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës, kampionët e klorit u morën të ndara në masën nga 100 ml secila një prej analiza dhe tjetra për ruajtje. Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat u morën për ekzanimime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetje të tyre me qëllim ekzanimimet.
Në funksion të veprimeve hetimore për këtë ngjarje ndër të tjera janë administruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ku nga këqyrja paraprake e tyre rezulton se viktimat deri në momentin e futjes në ambientet e SPA-së kanë qenë në gjendje të rregullt fizike.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












