Maqedonia
Maqedoni: Konfiskohen rreth 1 milion euro të falsifikuara në aeroportin e Shkupit
Të shtunën në aeroportin e Shkupit janë konfiskuar rreth 1 milion euro të falsifikuara.
Policia i ka arrestuar dy shtetas të Kamerunit.
Siç raporton Alsat-M, paratë janë zbuluar në bagazhet e të dyshuarve. Lidhur me aksionin policor, detaje ka dhënë Suzana Pranjiq.
“Te T.P.F. janë gjetur 2.591 copa letre të prera në të cilat nga të dy anët është shtypur pjesë e dizajnit të bankënotave prej 50 EU, 2.363 copa letre me pjesë të shtypur të dizajnit të bankënotave prej 100 euro, 463 copa me pjesë të dizajnit të bankënotave prej 200 euro, 213 me dizajn të bankënotave 500 euro, 2 copa letre të prera në të cilat njëra anë është shtypur me më shumë ngjyra, pjesë të dizajnit të bankënotave prej 50 euro, 78 copa letre të prera pa asnjë lloj shenje, si dhe dy shishe me lëndë të UV-llambës”.
“Tek i dyshuari i dytë janë gjetur 2.072 copa letre të prera me prapavijë të zezë, në të cilat tek të dy anët janë shtypur pjesë të dizajnit të bankënotës prej 50 eurove, 1.321 copa të tilla me pjesë të shtypur të dizajnit të bankënotës prej 100 euro, 247 copa me të bankënotës 200 euro, 104 me dizajnë të bankënotës 500 euro, një letërnjoftim francez si dhe një dokument udhëtimi të Kamerunit”.
Mjetet e sekuestruara i janë dorëzuar Bankës Popullore dhe Sektorit për hetime teknike-kriminalistike, të cilët kanë konstatuar se ekzemplarët janë imitime të bankënotave euro me vlerë 50-100-200 dhe 500 euro, të punuara me pajisje profesionale, transmeton albinfo.ch.
Pas dyshimeve se këto bankënota të falsifikuara është dashur të lëshohen në treg në Maqedoni, Prokuroria e Shkupit ka ngritur padi penale për dy shtetasit e Kamerunit.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












