Shqipëria
Holanda dominoi investimet e huaja direkte në Shqipëri
Referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet nga kompani me aksionerë të regjistruar në Hollandë arritën vlerën e 64 milionë eurove, në rritje me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, investimet holandeze kishin vlerën e 104 milionë euro, 23% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithëse kanë pësuar rënie krahasuar me vitin 2020, investimet holandeze përbëjnë më shumë se 22% të investimeve të huaja direkte për këtë vit.
Arsyeja kryesore e kryesimit të Holandës në renditjen e investitorëve të huaj gjatë viteve të fundit është fakti se Holanda është një nga juridiksionet europiane ku regjistrohen më shumë kompani offshore. Në Holandë janë të regjistruara kompanitë që zotërojnë Devoll Hydropower, Vodafone Albania, Spitalin Amerikan, etj. Por, në vitet e fundit, në Holandë janë regjistruar edhe kompani që kanë përfituar kontrata të rëndësishme të PPP-ve në Shqipëri dhe qëllimi duket të jetë kryesisht fshehja e përfituesve të këtyre kontratave.
Investitori i dytë më i madh për tremujorin e dytë të këtij viti ishte Italia, me 33 milionë euro, 22% më shumë krahasuar me një vit më parë. Edhe për të gjithë 6-mujorin, Italia u rendit e dyta në listën e investitorëve të huaj, me një fluks prej 61 milionë eurosh, në rritje vjetore me 11%.
Italia ngelet një investitor i rëndësishëm në Shqipëri, por prania e saj në sektorët strategjikë ka qenë relativisht e ulët. Kompanitë italiane janë të përqendruara kryesisht në degët e shërbimeve. Në mesin e këtij viti, Banka e Shqipërisë e vlerësonte stokun e investimeve italiane në 932 milionë euro.
Investitori i tretë më i madh këtë vit është Turqia, me 48 milionë euro gjithsej, të shpërndara pothuajse në mënyrë uniforme gjatë dy tremujorëve të parë. Megjithatë, investimet turke kanë pësuar rënie me 19% krahasuar me një vit më parë. Sipërmarrja turke në Shqipëri është sidomos e përqendruar në kompani të mëdha të sektorëve strategjikë, si Banka Kombëtare Tregtare, Albtelecom, Kurum, Limak apo Ayen AS Energji. Stoku total i investimeve turke aktualisht vlerësohet nga Banka e Shqipërisë në 662 milionë euro.
Në rritje edhe për këtë vit po rezultojnë investimet e kompanive franceze, që në gjashtë muaj arritën vlerën e 47 milionë eurove, rreth tre herë e gjysmë më shumë krahasuar me një vit më parë. Në Shqipëri veprojnë disa kompani të rëndësishme me kapital francez, si ALEAT, Selenice Bitumi, por edhe disa sipërmarrje të investimit në energjinë e rinovueshme. Në total, stoku i investimeve franceze në mesin e vitit arriti në 346 milionë euro.
Në rritje për këtë vit janë investimet austriake, që kanë arritur në 27 milionë euro, 29% më shumë krahasuar me një vit më parë dhe ato gjermane që arritën në 21 milionë euro, nga vetëm 1 milionë euro që kishin qenë vitin e kaluar.
Në rënie edhe për këtë vit janë investimet zvicerane, që zbritën në 28 milionë euro, 76% më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2020. Investimet zvicerane në vitet e fundit kanë qenë të lidhura kryesisht me gazsjellësin TAP dhe përfundimi i punimeve ka sjellë rënie graduale të tyre. Sidoqoftë, për nga vlera totale e investimeve të matura si stok në fund të periudhës, në mesin e vitit 2021 Zvicra vazhdon të kryesojë, me rreth 1.7 miliardë euro, e ndjekur nga Holanda me 1.42 miliardë euro dhe Kanadaja, me 1.14 miliardë euro./Monitor
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













