Kosova
Rama: Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi do t’u bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare
Sot, kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për dy shqiptaret nga Kosova, fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova, përcjell albinfo.ch.
Rama tha se dy lojtaret do t’u bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare, një gjë që ato e kanë kërkuar edhe vetë.
“Një tjetër vendim është përfshirja në strukturat e FA të dy fitueseve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen FA të Shqipërisë”.
“Me ministrin jemi duke punuar që me FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen për gjithë jetën me një status të veçantë dhe në shembujt e vendeve të tjera kampionëve ua jep përfshirja në FA dhe të jenë aty shembull rrezatues dhe mentorët e të rinjve në uniformë”, deklaroi kryeministri shqiptar.
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave














