Maqedonia
Regjistrimi i diasporës rifillon më 5 shtator, alternativë tjetër nuk ka
Mësohet se regjistrimi i diasporës do të rifillojë më 5 shtator dhe alternativë tjetër nuk ka, kështu u shpreh zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, para gazetarëve.
“Siguruam mundësinë që secili qytetar të regjistrohet, të numërohet, të duket, të bëhet i gjallë. Gjatë periudhës së regjistrimit nuk ka akt më të madh patriotik se regjistrimi. Të gjithë jemi të lidhur me vendin, me shtëpinë, me pronat tona. Prandaj regjistrimi është jetik. Në këtë proces të madh statistikor në vend çdo qytetar është i rëndësishëm, prandaj secili duhet të regjistrohet. Regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 5 shtator, alternativë tjetër nuk ka”, tha Agim Nuhiu.
Kujtojmë që regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është procesi më i rëndësishëm statistikor, pasi që realizohet pas 20 vjetësh. /TV21
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















