Shqipëria
Vaksinimi kundër Covid-19 mund të bëhet i detyrueshëm për studentët në Shqipëri
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për studentët.
Sipas Ramës, s’do të ketë për ta nuk dua.
“Mund të vijë momenti, që vaksinimi për studentët për të hyrë në auditore të jetë i detyrueshëm. Të nxjerrësh (certifikatën) në telefon ose në dokument, duke u regjistruar sipas listave të vaksinuarve. Nuk ka nuk dua. Pedagogët që hyn në auditor, studentët që hynë në auditor, ku ka dhe të tjerë kanë përgjegjësi të mbrojnë të tjerët. Shteti ka përgjegjësi të garantojë që unë që jam i vaksinuar të mos kërcënohem nga dikush që nuk është i vaksinuar. Askush nuk ia ka borxh askujt të shkojë në spital se dikush vjen edhe thotë s’dua”, thotë Rama.
Paralajmërimi erdhi nga kryeministri gjatë vizitës në rezidencën studentore numër dy në Tiranë, një prej rezidencave të cilat janë përgatitur për të strehuar përkohësisht afganët që mund të evakuohen nga Afganistani, shkruajnë mediat në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














