Lajme
SHBA-ja, kundër pranisë fizike në Asamblenë e OKB-së
Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve botërorë që të mos udhëtojnë drejt Nju-Jorkut në muajin shtator për takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. SHBA-ja po i nxit ata që në vend të prezencës fizike, deklaratat e tyre t’i bëjnë përmes videos.
Misioni amerikan u ka dërguar 192 anëtarëve të tjerë të OKB-së një letër, në të cilën gjithashtu bëhet thirrje që të gjitha takimet e tjera të organizuara nga OKB-ja dhe ngjarjet përcjellëse të jenë në formën virtuale.
“Krerët e delegacioneve duhet të konsiderojnë dërgimin e deklaratave të tyre në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së me video. Nëse delegacionet zgjedhin të udhëtojnë në Nju-Jork, ne kërkojmë që të sjellin numrin minimal të udhëtarëve të nevojshëm”, tha ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, në letrën të cilën u dërgoi homologëve të saj.
Agjencitë Reuters dhe AP e kanë parë përmbajtjen e letrës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në kuadër të Asamblesë së sivjetme po planifikon të organizojë takime të nivelit të lartë për ndryshimet klimatike, energjinë, sistemet ushqimore dhe 20-vjetorin e Konferencës Botërore të OKB-së Kundër Racizmit.
Por, SHBA-ja vlerëson se takimet përcjellëse që kërkojnë praninë e shumë personave e rrezikojnë pa nevojë komunitetin në Nju-Jork dhe vizitorët e tjerë.
Për shkak të pandemisë, në takimin e vitit të kaluar, udhëheqësit dërguan video të regjistruara paraprakisht ose deklaratat e tyre u lexuan nga ambasadorët përkatës në OKB.
Këtë vit, Shtetet e Bashkuara thanë se pandemia COVID-19 “vazhdon të përbëjë një rrezik të rëndësishëm shëndetësor në gjithë botën”.
Rastet e shtrimeve në spital dhe të të infektuarve janë rritur në SHBA për shkak të variantit Delta të koronavirusit, i cili është më ngjitës./rel
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë














