Lajme
5 vjet burgim kush mohon gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë
Në Bosnjë e Hercegovinë ndalohet me ligj mohimi i gjenocidit apo adhurimi i kriminelëve të luftës.
Ndryshimet në Kodin Penal u vendosën nga përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovine, Valentin Inzko.
Ndryshimet e ligjit përcaktojnë dënimin me burg nga gjashtë muaj në pesë vjet për këdo që “fal publikisht, mohon, ose përpiqet të justifikojë një krim të gjenocidit, krime kundër njerëzimit ose një krim lufte”.
Në Bosnjë e Hercegovinë këtë vit u shënua 26-vjetori i masakrës së Srebrenicës, kur forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë.
Në këtë përvjetor eshtrat e 19 viktimave iu bashkuan memorialit kushtuar viktimave të gjenocidit, një ndër masakrat më të rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore./euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













